Analisti: Vizita e Ramës në SHBA ka një anomali, absurde nëse nuk është diskutuar kjo temë

February 16, 2022
1 minut lexim

Analisti Preç Zogaj e ka cilësuar deri tani vizitën e kryeministrit Edi Rama në SHBA ku zhvilloi një takim edhe me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken të pa plotë.

Sipas Zogajt në Opinion, deri tani kemi dëgjuar vetëm njërën palë, pra Ramën se për çfarë u diskutua mes tij dhe Blinken.

Analisti shton se do ishte absurde që tema e korrupsionit të mos jetë diskutuar mes tyre pasi në takimin që zgjati rreth 40 minuta nuk mund të trajtoheshin tema propagandistike.

Preç Zogaj: Çdo vizitë në SHBA ka rëndësi por kjo vizitë ka një anomali, që duhet të dëgjojmë palën tjetër sepse flet vetëm njëra palë.

Nuk kemi njoftim nga departamenti i shtetit. Nuk mendoj se do kalojë pa një komunikatë shtypi nga departamenti, ajo do na krijojë mundësinë për të kuptuar më mirë për takimin, sqarojnë nëse e thirri Blinken apo shkoi Rama se nuk duket kaq e thjeshtë.

Nuk mendoj se Blinken shpenzoi 40 minuta për të rikapituluar disa tema propagandistike. Duke patur parasysh politikën e jashtme të SHBA në Shqipëri dhe qëndrimet e Escobar tema e korrupsionit do ishte absurde nëse nuk a qenë temë diskutimesh.

Rama është identifikuar si problemi jo si zgjidhje. Ka kohë që diplomatët amerikanë në prononcimet e tyre të kujdesshme ndjehen se janë të mbushur me lojë të dyfishte të Ramës për Reformën në Drejtësi. Anti-korrupsionit është përparësi e kësaj administrate dhe SHBA janë të angazhuar si rrallë herë në Shqipëri dhe Ramës të mos i jetë tërhequr vëmendja më duket absurde.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Edi Rama flet nga SHBA, tregon çfarë u diskutua në takimin me Sekretarin Blinken

Story i radhës

Krasniqi shprehet optimist për qasjen e kancelarit të ri gjerman ndaj Kosovës

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë