Analisti serb Zoran Vuletiç: Ura e Ibrit do të hapet, Vuçiç duhet të pranojë planin franko-gjerman

September 13, 2024
min lexim

Kryetari i Forumi Qytetar Demokratik në Serbi, Zoran Vuletiç, duke folur për situatën në veri të Kosovës, vlerëson se shkaktari i gjithçka që po ndodh, jo vetëm këto ditë, por në muajt paraprak apo vitin paraprak, është padyshim realizimi dhe zbatimi i asaj që është dakorduar përmes marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.

Analisti serb tha për N1 se problemi më i madh lidhur me të gjitha ngjarjet në Kosovë është se e vërteta nuk u është thënë njerëzve, në radhë të parë serbëve dhe komunitetit serb në Kosovë, prandaj po ndodh e gjithë kjo.

“Atyre njerëzve duhej t’u thuhej e vërteta, dhe jo të detyrohen të dalin në barrikada dhe të demonstronin rreth çdo zbatimi të asaj që ishte rënë dakord, t’i thyenin kokën njëri-tjetrit dhe pastaj, pas shpine, të zbatonin atë për çfarë ishin pajtuar për targat dhe transaksioneve të pagesave. Do të hapet edhe Ura në Ibër, po të kishin mend, as nuk do të mbyllej”, sqaron ai.

Sipas tij, propaganda e mediave pro-qeveritare, e cila krijon narrativën se Kurti po arreston serbët, vetëm i dëmton ata njerëz.

“Sikur të mos ishte një propagandë e tillë dhe një informim i tillë, po të mos ishte gënjeshtra e atyre njerëzve dekada më parë, jo nga dje por dekada më parë, këta të rinj nuk do të kishin shkuar të përleshen me policinë para 3-4 ditës, që pastaj prindërit e shqetësuar, të angazhojnë avokatë për t’i shpëtuar dje dhe sot”, thotë Vuletiç.

Ai thekson se pranimi i marrëveshjes franko-gjermane mund ta vendos Serbinë në rrugën e duhur sa i përket negociatave me Kosovën.

“E vetmja masë që mund ta kthejë këtë tragjedi të Kosovës në kah pozitiv është që presidenti t’i drejtohet Qeverisë së Serbisë, të caktohet një seancë e jashtëzakonshme e parlamentit, që ai të shpjegojë dhe ai të përgatisë mirë marrëveshjen franko-gjermane, të cilin verbalisht e ka pranuar, kurse këtu po mohohet. Tjetër gjë, mendoj se do të ishte shumë mirë nëse ajo marrëveshje do të pranohej me aklamacion në Serbi, po të votohet që Serbia ta pranojë zyrtarisht dhe ta nënshkruajë atë marrëveshje, do të ishte shumë mirë që edhe të gjitha grupet parlamentare të opozitës ta mbështesin, d.m.th. e vetmja gjë që më pas e çon Serbinë në drejtim pozitiv në ato negociata dhe në atë moment Serbia në partneritet me Bashkimin Evropian, e cila po udhëheq atë proces negociator edhe me Qeverinë e Kosovës, ndërmerr iniciativën dhe pranon realitetin”, shpjegon Vuletiç.

Duke komentuar njoftimet e disa portaleve pro-qeveritare se presidenti Vuçiç mund të shpallë, siç thonë ata, okupim të një pjese të territorit në fjalimin e tij të premten para qytetarëve, ai thekson se është e mundur, por që kjo sjell pasoja.

“Nëse shoqëria serbe është e gatshme të paguajë atë çmim, në rregull. Unë mendoj se ne nuk jemi të aftë dhe të gatshëm të vazhdojmë të paguajmë çmime të tilla, por nëse miratohet, qytetarët duhet ta dinë se kjo kushton dhe se absolutisht nuk është i lirë. Kurse  paguhet me një standard edhe më të ulët, dhe më me pak institucione, me akoma më pak liri dhe me akoma më pak perspektivë në të ardhmen. Dhe aq më tepër me largimin e të rinjve, më të arsimuarve dhe atyre më potentë në botë”.

“Nëse jemi të gatshëm ta paguajmë atë çmim, në rregull. Fatkeqësisht, ne e humbëm Kosovën me atë politikë të viteve ’90-ta, u mundëm dhe kjo tani është dërrmuese dhe një lloj sukcesioni që po luhet para nesh këto 20 vitet e fundit dhe falë politikanëve të këqij nga Boris Tadiç, Vojislav Koshtunica, sot Vuçiç, Daçiç dhe Tomislav Nikoliç. Asnjëri prej tyre nuk është i aftë dhe i gatshëm t’ua thotë të vërtetën qytetarëve dhe t’u thotë popull kështu janë punët, mos t’ia thyejmë njëri-tjetrit kokën. Mos e akuzoni njëri-tjetrin për tradhti”, thotë Vuletiç.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Alban Dudushi shtrohet në spital! Moderatori shfaqi probleme shëndetësore gjatë emisionit

Story i radhës

Çfarë po ndodh me popullsinë në Shqipëri? OKB: Ka rënien më të madhe të lindshmërisë në rang global deri më 2054! Arsyet

Të fundit nga

Bordin nuk e bën ‘dramë’ humbjen

Elbasani nuk ia del sërish në Superiore. Skuadra e Roberto Bordin u mposht nga Egnatia me shifrat 3-1, me verdheblutë që vazhdojnë të mos fitorjnë prej javësh në kampionat. Pas kësaj disfate
ShkoLartë