Analisti: Prisja më shumë guxim nga Berisha në përzgjedhjen e kandidatëve

March 14, 2025
1 minut lexim

I ftuar në “NOW me Erla Mëhillin”, analisti Elvis Iljazaj u shpreh i zhgënjyer nga listat e kandidatëve të opozitës.

Ai tha se priste më shumë guxim nga Berisha për emrat që do të vendoseshin për t’u kandiduar dhe shtoi se opozita nuk guxoi.

Iljazaj theksoi se në Shqipëri listat bëhen nga liderët e partive dhe se gjithçka ka qenë në dorën e Ramës dhe Berishës.

Ai shprehu dëshirën që ata që janë futur në listën e hapur të PD të ishin në listën e mbyllur dhe anasjelltas, ata që janë në listën e mbyllur të ishin në listën e hapur.

“Listat janë bërë nga Sali Berisha dhe Edi Rama dhe, siç tha, është diskutim kot. Opozita, duke qenë se nuk ka mjetet e pushtetit, e ka për detyrë që të bëjë një listë më të mirë. Të bësh lista është dhimbje koke për drejtuesit, aq më tepër për PD-në që kishte dhe aleatët. Unë shoh një metodologji të qartë, ka parim promovimi, inxhinieri elektorale – e mirë, e keqe, këtë e diskutojmë. Te PD shpresoja që të tregohej më kurajoze, por më duket se listat janë pa kurajo dhe sikur nuk kanë guxuar. Berisha duhet të kishte guxuar, nuk shoh risi, nuk shoh inovacion. Lista e hapur e PD duhet të ishte listë e mbyllur, ndërsa ajo e mbyllur duhet të ishte e hapur – domethënë, logjikë e përmbysur. Nuk po flas për primaret, për të cilat isha kundër, sepse krijojnë këto probleme politike. Ka 12 vjet në opozitë, ka një pushtet të konsumuar, do doja që të guxonte më shumë kurajo. Duket sikur e ka blerë mbrojtjen, por në sulm nuk ka talente,” tha Iljazaj.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

ARM do të vazhdojë të jetë e pranishme në rajon, por jo edhe në Ukrainë

Story i radhës

Abdixhiku tregohet i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë