Analisti maqedonas: E sulmojnë Osmanin, por në kthesën e parë do ta kërkojnë sërish!

min lexim

Ndodhitë e fundit politike në vend kanë ashpërsuar diskursin politik dhe kjo vërehet jo vetëm në debatet institucionale- si në Kuvend- por, edhe në rrjetet sociale. Me shqetësim për këtë ngjarje mbrëmë në emisionin Click Plus ka folur analisti dhe Drejtori i Qendrës për Strategji Evropiane, Lupço Petkovski.

“Krijohet histeri, bëhet ndarje, është infantile, kjo bëhet për shkak të mungesës së kulturës politike. Gjithçka bardh e zi. Pastaj krijohen lista me tradhtarë. Shihni rrjetet sociali, do t’i djegin politikanët. E sulmojnë Bujar Osmanin, direkt nga e djathta jonë: “ai është shqiptarë do të na shesë”. Një lojë helmuese me ide të së kaluarës, të cilat menduam se i kemi varrosur. Thjeshtë për benefite personale. Në kthesën e parë do ta kërkojnë (Osmanin). Do t’i kërkojnë shqiptarët, do të varen prej shqiptarëve. Megjithatë, fjalët që i thonë, bëjnë shumë dëm”, tha Petkovski.

Se kryediplomati Osmani është në rrugë të mirë dhe po e vendos Maqedoninë e Veriut në pozicionin më të mirë të mundshëm në arenën ndërkombëtare së fundmi ka shkruar edhe ish Ministri i parë i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, profesori Denko Maleski.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Stërvitja para ndeshjes ndaj danezëve

Story i radhës

Drita e Gonxhes bën bashkë gjithë hapësirën shqiptare

Të fundit nga