Analisti i njohur: Bashkimi Berisha-Bardhi do jetë fatal për Ilir Metën, ja çfarë do të ndodhë me Partinë e Lirisë

Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, analisti Genc Burimi  thotë se bashkimi i Berishës me Bardhin do jetë fatale për Ilir Metën, që sipas tij Partia e Lirisë mund të shkojë drejt shuarjes.

Burimi nuk përjashton mundësinë që nëse Berisha nuk e fiton gjyqin me Bashën, të jetë Bardhi ai që të hapë një parti të re dhe më pas Berisha të futet në koalicion me të dhe të lërë Ilir Metën.

“A duhet lejuar Berisha me këtë elektorat të vazhdojnë të bëjnë opozitë apo të presim të dalë një nga hiçi. Amerikanët sot pret të eliminojnë Berishën dhe të fillojnë nga hiçi. Ardhja e bardhit hap një faqe të re, është një element pro-amerikan, gjithçka mund të ndodhë, Berisha mund të gjejë një marrëveshje me Bardhin. Basha thuajse është një parti e re që fillon nga hiçi.

Nëse krijohet një koalicion i shëndoshë Bardhi bashkë me Berishën, nuk mund të habitemi që ndoshta Bardhi të krijojë një parti të re dhe në momentin që nuk fitohet gjyqi ndaj Bashës, atëherë Berisha në vend ti hipë kalit të koalicionit me partinë e Metës, Berisha mund të shkojë te partia e Bardhit. Bashkimi i Berishës me bardhin do jetë fatal për ilir metën. Më i zgjuar po tregohet bardhi sepse me kalimin e kohës partia po shkon drejt Bardhit”, tha Burimi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Maliqi për propozimin e Borell: Kush garanton se Serbia bën ndonjë hap pasi Kosova ta krijojë Asociacionin

Story i radhës

Ministri turk i Mbrojtjes: Türkiye i jep përparësi stabilitetit në Kaukaz dhe mbështet Azerbajxhanin

Të fundit nga