Analistët/ Qeveria është stabile, nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme

November 10, 2024
min lexim

Shkup, 10 nëntor – BDI dhe partitë tjera të Frontit Evropian, kanë shtuar zërat që së bashku me zgjedhjet lokale, vitin e ardhshëm vendi të shkojë edhe në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Një kërkesë të tillë në parim e ka mbështetur edhe LSDM-ja opozitare. Ndërkohë Kryeministri Hristijan Mickoski, ka deklaruar se VMRO-DPMNE është e gatshme të shkojë në zgjedhje, por sipas tij parashtrohet pyetja a duhet të shpenzohen rreth 10 milion euro para të qytetarëve? Edhe nga koalicioni VLEN thonë se zgjedhjet e parakohshme janë të pa nevojshme pasi shumica parlamentare është stabile.

Ndërsa analisti politik, Zudi Xhelili për TVM2 theksoi se në rrethana kur qeveria është stabile, nuk është e nevojshme që vendi të shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Derisa numrat flasin se Qeveria në RMV është tepër stabile, ndoshta edhe i ofrohet edhe mundësisë së 2/3, pra është Qeveri me një shumicë parlamentare prej 78 deputetësh, dhe nuk e shoh të rrugës me kaq numra të mjaftueshëm të ketë dilema se a duhet të vazhdoj deri në fund të mandatit, apo të ketë zgjedhje të parakohshme së bashku me ato lokale. Së pari këtë e bërri opozita shqiptare, mandej e kërkoj edhe opozita maqedonase, ndoshta edhe me ironi edhe VMRO-DPMNE-ja si parti më e madhe, që ka një numër të konsiderueshëm deputetësh si asnjëherë deri më tani, por më vonë u vërejt se ajo ka qenë vetëm një shaka.”, tha për TVM2 analisti politik, Zudi Xhelili.

Xhelili: Qeveria të fokusohet në ndryshimet kushtetuese

Xhelili poashtu shtoi se Qeveri duhet të fokusohet në ndryshimet Kushtetuese, të cilat sipas tij priten të ndodhin ndoshta para zgjedhjeve lokale.

“Të flasësh për zgjedhje të parakohshme me këtë përbërje të Qeverisë e cila mendon ti bënë edhe ndryshimet kushtetuese, ndoshta para zgjedhjeve lokale, nuk do të ishte e logjikshme, dhe shpresoj se kjo temë do të mbyllet, dhe do të mbahen vetëm zgjedhjet lokale në vitin 2025 si të rregullta, dhe do të jetë një matje për opozitën se kanë apo nuk kanë ndonjë përmirësim sa I përket rejtingut të tyre, dhe numrit të komunave që mund ti fitojnë.”, tha Xhelili.

Zgjedhjet e fundit parlamentare në vend u mbajtën në muajin maj të këtij, ndërsa zgjedhjet lokale të rregullta do të mbahet në vjeshtën e vitit të ardhshëm.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zharmuni ul euforinë

Story i radhës

Ajdin: Unë dhe FC Shkupi nuk ekzistojmë më në këtë ligë! Ne nuk do të jemi më pjesë e kësaj loje të pistë

Të fundit nga

Despotovski: Nuk jam arrestuar!

Ish-drejtori i TIRZ-it, Jovan Despotovski, ka përgënjeshtruar raportimet se është arrestuar pasditen e sotme. “Sa i përket informacioneve që dolën në opinion për paraburgimin e supozuar, dua ta informoj opinionin se të
ShkoLartë