analistet perfaqesuesit politike te malit te zi duhet te perqendrohen ne integrimin evropian 67cdee75ee215

Analistët: Përfaqësuesit politikë të Malit të Zi duhet të përqendrohen në integrimin evropian

March 9, 2025
min lexim

Analistët në Mal të Zi vlerësojnë se veprimi i përbashkët i të gjithë aktorëve politikë ndaj BE-së dhe detyrimi për të përmbushur agjendën evropiane është domosdoshmëri për të ardhmen e Malit të Zi.

Përplasjet e shtuara politike mes opozitës dhe disa partive në pushtet po e ngadalësojnë integrimin evropian të Malit të Zi, vlerësojnë analistët .

Ata thonë se veprimi i përbashkët i të gjithë aktorëve politikë ndaj BE-së dhe detyrimi për të përmbushur agjendën evropiane është domosdoshmëri për të ardhmen e Malit të Zi.

“Bashkimi Evropian këmbëngulë në faktin që Mali i Zi sa më parë të bëhet pjesë e saj dhe në këtë mënyrë të bashkohet jo vetëm Mali i Zi, por të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, prandaj duhet veprimi i përbashkët i të gjithë aktorëve politikë”, tha analisti dhe ish kryeredaktori i disa mediave malazeze, Xhevdet Pepiq.

Ndërkaq, analisti dhe kryeredaktori i gazetës në gjuhën shqipe “Koha Javore”, Ismet kallaba vë në dukje se krizat e vazhduershme politike po ndikojnë në mënyrë negative në proceset e integrimit të Malit të Zi.

“Nga viti 2020 kur në pushtet vie kjo shumicë parlamentarekemi në vazhdimësi kriza politike që ka ndikuar në mlënyrë negative në proceset integruese të Malit të Zi. Fakti se deri më tani vetëm 20 për qind të kapitujve Mali i Zi ka përmbushur për mua është zhgënjyese,” tha zoti Kallaba.

Në këtë kuadër analistët e shohin edhe draft-raportin e progresit të Malit të Zi drejt Bashkimit Evropian ku u bëhet thirrje liderëve politikë që të përqendrohen në integrimin evropian.

“Në këtë kontekst duhet shikuar edhe këto thirrje të BE-së pasi kërkohet që të kalohet nga niveli deklarativ në nivelin e plotësimit të këtyre kapitujve dhe të këtyre kushteve”, tha zoti Kallaba.

Zoti Pepiq beson se stabiliteti politik dhe bashkëpunimi konstruktiv ndërpartiak në këtë fazë është e vetmja rrugë e qëndrueshme drejt një qëllimi të përbashkët – anëtarësimin e plotë të Malit të Zi në BE.

“Sa i përket marrëdhënieve të opozitës me shumicën parlamentare duhet të ketë një bashkëpunim konstruktiv si e vetmja rrugë e rrugë e qëndrueshme drejt anëtarësimit të plotë të malit të Zi në BE”, tha analisti Pepiq.

Analistët vlerësojnë se projekt raporti i Komisionit të Parlamentit Evropian, i cili u diskutua të enjtën në Bruksel thekson në mënyrë të qartë nevojën për stabilitet politik, përkushtim dhe angazhim konstruktiv që kapërcen linjat partiake për të ecur drejt mbylljes së kapitujve shtesë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

po ndertojme nje shqiperi me standarde rama komentuesit po fyen 800 mije votues ne 11 maj do te behen 1 milion per ps 67cde5149f7d5
Story i mëparshëm

“Po ndërtojmë një Shqipëri me standarde”, Rama-komentuesit: Po fyen 800 mijë votues. Në 11 maj do të bëhen 1 milion për PS

muriqi standard mallorca merr pike ne bilbao 67cdf23394bd2
Story i radhës

Muriqi standard. Mallorca merr pikë në Bilbao

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë