Analistët për Korridorin 8/ Ndryshimi i qëndrimit të VMRO-DPMNE-së, pasojat e presionit nga Brukseli

October 29, 2024
min lexim

 

Marrëveshja “kriminale” me Bechtelin dhe Enkën që u premtua se do të anulohej nuk është më kriminale. Ishte premtuar se autostradën nga Gostivari në Bukojçan do ta ndërtojnë kompanitë vendore të ndërtimit.

Tani, për herë të parë pas 50 vitesh, ajo marrëveshje bëhet reale, siç thotë ministri i transportit dhe zëvendëskryeministër Aleksandar Nikoloski. Një tjetër ditë e madhe në historinë moderne maqedonase të gënjeshtrave të mëdha të VMRO DPMNE-së, shkruan në kolumnën e tij për DË opinionisti Eroll Rizaov.

“Deri më tani nuk është bërë asgjë, por pas ardhjes së qeverisë së re gjërat nisën me ritme të furishme. Si mendoni, a e di ministri i Transporteve se pjesa më e rëndësishme në ndërtim është të bëhet një projekt i mirë dhe hetime të sakta gjeoteknike. Deri më tani këtë e kanë bërë Bechtel dhe Enka. A mund të shpronësohet toka ku do të kalojë autostrada, nëse nuk dihet se ku do të ndërtohet, pra nëse nuk ka projekt. Me atë ekspertizë, Nikoloski tashmë për një orë e tridhjetë minuta ka arritur në Ohër dhe Strugë, ndonëse detyrat më të vështira tashmë janë kryer. Por kjo nuk vlen derisa ai të vlerësojë se çfarë është më e vështira në ndërtim. Më keq se injoranca është vetëm supozimi se je I dijshëm”

Kështu Maqedonia, nga qarkorja e Koce Trajanovskit në Shkupit, brenda natës u shndërruam në një udhëkryq evropian të autostradave, hekurudhave të shpejta në korridoret 8 dhe 10 dhe gazsjellësve të energjisë, naftësjellësve dhe linjave të transmetimit. Ëndrra e Hristijan Mickoskit për ta parë Maqedoninë si udhëkryq botëror të transportit po realizohet. Është koha për rubrikën e besoni apo jo, shkruan Rizaov.

Analisti politik Blagocje Atasovski thotë se ndryshimi drastik qëndrimi të VMRO-DPMNE-së rreth projektit të koridorit 8 është sepse ata janë përplasur me realitetin nga zyrtarët në Brukesel .

Ata ndoshta janë përplasur me realitetin nga zyrtarët në Bruksel dhe në BE kur u është paraqitur se qëllimi i parave të siguruara nga vetë fondet evropiane mund të përdoret vetëm për ndërtimin e Korridorit 8, i cili nuk është vetëm një lidhje mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, por paraqet lidhjen infrastrukturore të krahut jugor të NATO-s, pra duke filluar nga Deti i Zi në Bullgari përmes Maqedonisë, Shqipërisë dhe të përfundon në Itali, pra është një lloj korridori sigurie për aleancën e NATO-s. ku të gjitha këto vende janë anëtare të aleancës së NATO-s dhe për këtë arsye deklarimet e tyre se ndërtimi i korridorit 8 do të ndalohej për të transferuar paratë për ndërtimin e korridorit 10 dhe modernizimin e korridorit  10, ndoshta u bënë të papërshtatshme për ta. dmth u përplasën dhe u përballën me realitetin që iu paraqit në Bruksel, nga drejtuesit më të mëdhenj që financojnë këtë korridor tetë, thotë analisti politik Bllagojçe Atasovski.

Reagimet e opinionistëve vijnë një ditë pasi kryeministri dhe një pjesë e kabinetit të tij morën pjesë në inspektimet e punës së koridorit 8 dhe e quajtën atë ditë si ditë historike për vendin. /tvklan.mk/

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mexhiti porosi afaristëve: Investoni në teknologji ekologjike dhe inovative

Story i radhës

Gjatë punimeve shembet hoteli Dubrovnik në Argjentinë, dyshohet për dhjetëra persona të ngecur nën rrënoja

Të fundit nga

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jetë mot i vranët e me intervale me diell. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë celsius. Ndërsa, maksimalet
ShkoLartë