Analistët: BE shpresë për progres, dështimi i ndryshimeve kushtetuese fut vendin në konflikt të ngrirë!

August 22, 2023
min lexim

Pas tetëmbëdhjetë vjetësh që nga marrja e statusit të kandidatit në 2005, Maqedonia e Veriut – në këto rrethana të krijuara gjeopolitike dhe rajonale, ndoshta ka të vetmen mundësi reale për të filluar negociatat me Bashkimin Evropian (BE), thotë në një prononcim për portalin Indeks.mk, politikologu Bllagojçe Atanasoski – duke folur për skenarët e dështimit apo miratimit të ndryshimeve kushtetuese.

Bllagojçe Atanasoski
Bllagojçe Atanasoski

“Nëse e humbim këtë shans edhe tani, rrezikojmë të ngecim në një konflikt të ngrirë dhe futemi në një bllokadë vdekjeprurëse për shumë vite të tjera. Nëse Shqipëria i nis vetë negociatat me BE-në dhe shkon shumë larg në integrimin europian, ndërsa Maqedonia e Veriut mbetet në grupin e vendeve si Moldavia, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, atëherë rrezikojmë edhe stabilitetin tonë ndëretnik dhe të sigurisë”, tha Atanasoski për Indeks.mk

Ndërkaq, shtoi ai, nëse nuk miratohen ndryshimet e nevojshme kushtetuese që vendi të ecë pa pengesa drejt BE-së, atëherë ekonomia dhe standardit i jetesës do të përkeqësohet dhe nuk do të jetë premtues.

“Sa i përket sistemit gjyqësor-prokuroror dhe profesionalizmit të administratës publike, ne do të shkojmë prapa, në vend që t’i rregullojmë ato sipas standardeve europiane. Në përgjithësi, Maqedonia në vend që të zhvillohet si një vend modern me perspektivë evropiane, ne do t’i ngjajmë një shteti institucionalisht gjysmë të shpërbërë nga bota e tretë”, potencoi Atanasoski.

Zudi Xhelili
Zudi Xhelili

Ish-deputetin Zudi Xhelili thotë se edhe përkundër kundërshtimit të opozitares VMRO-DPMNE, ndryshimet kushtetuese mund të miratohen me shumicë votash në Parlament. Ai këtë e bazon në atë se në debatin parlamentar për ndryshimet kushtetuese qëndrimin e opozitës e ka shfaqur një deputete e pavarur, por jo deputet i kampit opozitar. Sipas tij me ketë dërgohet porosi politike.

“Pasi VMRO- DPMNE – qëndrimin e grupit parlamentar e shprehu përmes deputetes Gordana Siljanovska si deputete e pavarur, kjo përcjell një mesazh politik. Disa ditë më vonë kryetari i VMRO- DPMNE-së, Hristijan Mickoski gjatë një prononcimi përmendi pako financiare nga Bashkimi Europia që nënkupton se jep sinjal arsyetimi për votime eventuale. Në lidhje me partitë politike shqiptare nuk kam dëgjuar që ndonjë prej tyre nuk i voton ndryshimet, të gjithë kërkojnë që të hiqet edhe 20%, por disa prej tyre kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe ky qëndrim përputhet me qëndrimin e VMRO DPMNE-së. Këtu e bëjnë gabimin! Duhet të insistohet para të ndodhin ndryshimet pastaj të shpërndahet Parlamenti dhe të shkohet në zgjedhje. Por, së pari të miratohen ndryshimet kushtetuese që vendi të vazhdojë rrugëtimin europian pa papengesa”, theksoi Xhelili.

Në shënimin e 20-vjetorit të “Deklaratës nga Selaniku” në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Athinë kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kryetares së Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen mes tjerash kanë folur edhe për procesin integrues të vendit.

Dy bashkëbiseduesit kanë folur për përfitimet për vendet nga Ballkani Perëndimor nga plani i ri për rritje, i kryetares Fon der lejen, siç janë afrimi drejt tregut të vetëm të BE-së dhe thellimi i integrimit ekonomik rajonal, që janë me rëndësi të jashtëzakonshme për secilin vend.

“Kyçe për vendet nga Ballkani Perëndimor është të përshpejtohen reformat fundamentale, për çka BE-ja do t’i rrisë mjetet parainkuadruese për vendet e rajonit”, informojnë nga Qeveria, përcjell Indeks.mk

Duke folur për përparësitë e anëtarësimit në BE, edhe njëherë në takim është potencuar se është me rëndësi kyçe të mos humbet kjo mundësi për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE. (D.J/Indeks.mk)

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pamjet dramatike tregojnë se si piloti i forcave ajrore britanike ballafaqohet me tre aeroplanë rusë

Story i radhës

Teleskopi Hapësinor James Webb kap imazhe të detajuara të Unazës Nebula

Të fundit nga

ShkoLartë