Analistët: Ali Ahmeti sa më parë ta zyrtarizojë Frontin për Europë

January 24, 2023
min lexim

Ideja e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) –Ali Ahmeti për një “Front për Europën”, nga analistë vendorë, por jo vetëm nga ta, pro dhe nga diplomatë vlerësohet pozitivisht dhe si e plasuar në kohë.

“Vetë ideja si strategji partiake është e mirë, por që të imponohet në skenën politike do të hasë në kundërshtime te parti të caktuara politike. Unë mendoj se partitë e këtij blloku do të komponohen për shkak të ndryshimeve kushtetuese, për arsye se ky do të jetë test për ta, duan ose jo të jemi pjesë e BE-së? Do të ishte mirë, nëse mirë e lexoj Ali Ahmetin, që këtë tezë të tij më shumë ta zbërthejë dhe të tregojë se partitë që do të votojnë për ndryshimet kushtetuese me të drejtë do ta kenë epitetin parti të orientuara evropiane, dhe në këtë mënyrë do t’i dërgojë një porosi të fuqishme opinionit publik, bashkëmendimtarëve të tij politikë, por edhe kundërshtarëve dhe rivalëve të politikës”, deklaroi Nano Ruzhin – ish-ambasador i Maqedonisë së Veriut në NATO për Indeks.mk

Është e kuptueshme, shprehet ai, se BDI dëshiron të bëjë një bllok të tillë, për arsye se do të distancohet nga partitë të cilat në një farë mënyre tregojnë një orientim tjetër, ose në një farë mënyre i kundërshtohen.

Në anën tjetër, politikologu Blagojçe Atansoski thotë se bazuar në idenë e liderit të BDI-së, të gjitha partitë në pushtet duhet të bëjnë koalicion parazgjedhor, duke përfshirë edhe Aleancën e Shqiptarëve, e cila po negocion për të hyrë në qeveri.

“Do të shohim, së shpejti, ideja do të shfaqet para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare (të rregullta apo të parakohshme, çfarëdo qofshin). Në atë rast, të gjitha partitë në pushtet duhet të bëjnë koalicion parazgjedhor, duke përfshirë edhe Aleancën e Shqiptarëve, e cila po negocion për të hyrë në qeveri. Është interesante se edhe VMRO-DPMNE-ja edhe BESA janë nominalisht parti që janë për integrimin evropian të Maqedonisë, por janë në opozitë me këtë koalicion, veçanërisht me BDI-në dhe LSDM-në. Nëse lideri i BDI-së është serioz, duhet ta zyrtarizojë atë koalicion këtë vit pa kalkulime, pa bërë kalkulime të koalicionit paszgjedhor sipas parimit të imponuar më parë, e më pas të shkelur nga vetë BDI-ja, parimi i njohur i formimit të qeverisë. “fitues me fitues” në dy blloqet e ashtuquajtura politike të ndara etnikisht: maqedonas dhe shqiptar”, deklaroi Atanasoski për Indeks.mk
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) -Ali Ahmeti në suaza të takimeve “Bashkë për Europë” në Tetovë, edhe njëherë ka folur mbi idenë e tij për krijimin e një fronti të pro-evropian.

“Është një moment historik që ti thërrasim njerëzit, dhe të ulemi e bisedojmë. Mjaftë kanë qenë në garë, provuan 20 vjet partitë politike. 14 janë regjistruar e çregjistruar deri tani, dhe asnjë nuk ka mundur ta fitojë BDI-në. Dhe ne duam tani të hapet një etapë e re për shqiptarët, një front përshpejtuar nga paradhoma në dhomën e BE-së. Të bëhemi një front, në këtë mision kaq të rëndësishëm për të mirën tonë, qytetarëve, shqiptar, maqedonas dhe gjithë të tjerët që jetojnë në këto hapësira. Ky front sipas vlerësimeve është një ndihmë që e përshpejton këtë rrugë. Që përshpejton dhe ndihmon edhe në ndryshimet kushtetuese. Ky front nuk duhet të funksionojë vetëm te ne shqiptarët, por edhe te bashkëqytetarët tonë maqedonas. Të lehtësojmë dhe shkurtojmë rrugën”, deklaroi Ahmeti.

Marketing

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Alves, një tjetër person del në skenë për të dëshmuar

Story i radhës

Kovaçevski –Gir: Është i nevojshëm kohezion rreth qëllimit strategjik evropian

Të fundit nga

ShkoLartë