Anabel Payano nga Republika Domenikane shpallet “Miss Globe 2022”

1 minut lexim

Anabel Payano Pichardo nga Republika Domenikane u kurorëzua sot “Miss Globe 2022” në një shfaqje spektakolare të mbajtur në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Modelja profesioniste 19-vjeçare mundi 49 konkurrente të tjera dhe fitoi kurorën e më të bukurës. Ajo pason fituesen e vitit të kaluar nga Filipinet, Maureen Montagne.

Anamaria Babau nga Emiratet e Bashkuara Arabe u shpall shoqëruesja e parë ndërsa Drita Ziri nga Shqipëria, Thanawan Wigg nga Tajlanda dhe Lam Thu Hong nga Vietnami u shpallën përkatësisht shoqëruese  e dytë, e tretë dhe e katërt.

Top 15-shen e përfunduan Heloisa Godinho (Brazil), Sofia Donado (Kolumbi), Nella Cheves Serano (Kosta Rika), Sirel Saad (Estoni), Prisca Abah (Gana), Anastasija Aleksejevska (Letoni), Natasha Stefanovic (Mali i Zi), Chelsea Fernandez (Filipine), Patrycja Krzywon (Poloni) dhe Argi Annisil (Venezuela).

Konkursi i sivjetshëm i drejtuar nga Arjola Shehu ishte edicioni i 19-të i konkursit ndërkombëtar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mësuesit e historisë që marrin rrogë në Dardani, e flasin si të paguheshin nga Turqia a Serbia?

Story i radhës

Alarmon raporti i Komisionit Evropian, mjekët me të madhe po ikin nga Maqedonia e Veriut

Të fundit nga