ana de armas shfaqet per here te pare ne tapetin e kuq me te dashurin e ri 6af61dd0414b1

Ana de Armas shfaqet për herë të parë në tapetin e kuq me të dashurin e ri

November 12, 2026
1 minut lexim

Aktorja e njohur kubane Ana de Armas dhe këngëtari venezuelian Beto Montenegro janë shfaqur së bashku në tapetin e kuq të ceremonisë gala “Person of the Year”, të organizuar nga Latin Recording Academy në Las Vegas, shkruan “Bota sot”.

Çifti mori pjesë në këtë ngjarje, e cila këtë vit i kushtohej këngëtarit të njohur Daddy Yankee, i nderuar për karrierën e tij gati tredekadëshe dhe kontributin në përhapjen e muzikës reggaeton në mbarë botën.

De Armas, 38-vjeçare, dhe Montenegro, 37-vjeçar, pozuan së bashku para fotografëve, duke e bërë edhe një herë publike lidhjen e tyre.

Image

Ana de Armas, Beto Montenegro

Aktorja zgjodhi për këtë mbrëmje një krijim të stilistit Wiederhoeft, ndërsa paraqitja e saj tërhoqi vëmendjen e mediave të showbiz-it.

Edhe pse dyshja ishte parë që nga vera e kaluar duke kaluar pushime së bashku dhe duke marrë pjesë në koncerte, lidhjen e tyre e bënë publike në tetor, kur u shfaqën dorë për dore në sfilatën e Louis Vuitton gjatë Javës së Modës në Paris.

Image

Ana de Armas, Beto Montenegro

Paraqitja e fundit në Las Vegas shënon një tjetër moment publik të çiftit, i cili tashmë nuk po e mban të fshehtë romancën e tij.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksident trafiku ne emiratet e bashkuara arabe 14 te vdekur dhe 30 te lenduar 6af61d783d02c
Lajmi i mëparshëm

​Aksident trafiku në Emiratet e Bashkuara Arabe, 14 të vdekur dhe 30 të lënduar

Të fundit nga

ShkoLartë