aksident trafiku ne emiratet e bashkuara arabe 14 te vdekur dhe 30 te lenduar 6af61d783d02c

​Aksident trafiku në Emiratet e Bashkuara Arabe, 14 të vdekur dhe 30 të lënduar

November 12, 2026
1 minut lexim

Një aksident i rëndë automobilistik ka tronditur Emiratet e Bashkuara Arabe, ku 14 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një përplasjeje masive me 23 automjete në qytetin e Fujairah.

Sipas Ministrisë së Brendshme, aksidenti ndodhi pak para mesnatës, në hyrje të emiratit lindor, në një moment kur trafiku ishte i ngadalësuar, raporton BBC.

Ngjarja u shkaktua pasi drejtuesi i një kamioni humbi kontrollin e mjetit, duke u përplasur fillimisht me një automjet tjetër. Kamioni më pas u përmbys dhe goditi disa automjete të tjera që ndodheshin në rrugë.

Përplasja përfshiu gjithsej 23 automjete, mes tyre pesë kamionë. Pas goditjes, kamioni mori flakë dhe zjarri u përhap me shpejtësi edhe në automjetet e tjera, duke shkaktuar një tragjedi me pasoja të rënda.

Policia e Fujairah bëri të ditur se 30 persona u plagosën dhe u transportuan në spital. Gjysma e tyre janë liruar pas marrjes së ndihmës mjekësore, ndërsa të tjerët vijojnë të marrin trajtim. Autoritetet kanë konfirmuar se viktimat dhe të plagosurit i përkasin disa kombësive, përfshirë atë emiratase, omane, indiane, braziliane, pakistaneze, jordaneze dhe egjiptiane.

Konsullata indiane në Emiratet e Bashkuara Arabe konfirmoi se mes viktimave ka edhe shtetas indianë, ndërsa shprehu ngushëllimet për familjet e prekura dhe bëri të ditur se po bashkëpunon me autoritetet lokale për t’u ofruar ndihmë.

Për shkak të gjendjes së rëndë të disa trupave, autoritetet po përdorin analizat e ADN-së për identifikimin e viktimave. Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë, ekipet mjekësore dhe shërbimet e mbrojtjes civile, të cilat ndërhynë për shuarjen e zjarrit, shpëtimin e të plagosurve dhe sigurimin e zonës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

incident ajror ne turqi rrezohet helikopteri ushtarak humbin jeten kater ushtare 6af61d4547a81
Lajmi i mëparshëm

Incident ajror në Turqi, rrëzohet helikopteri ushtarak, humbin jetën katër ushtarë

ana de armas shfaqet per here te pare ne tapetin e kuq me te dashurin e ri 6af61dd0414b1
Lajmi i radhës

Ana de Armas shfaqet për herë të parë në tapetin e kuq me të dashurin e ri

Të fundit nga

ShkoLartë