amorimi flet per raportet me marcus rashfordin 676b2dd4e3bcb

Amorimi flet për raportet me Marcus Rashfordin

December 24, 2024
1 minut lexim

Raportet mes futbollistit Marcus Rashford dhe trajnerit të Manchester Unitedit, Ruben Amorim, janë mjaft të tensionuara.

Rashfordi nuk u ftua nga Amorimi në tri ndeshjet e fundit të Unitedit.

Mësohet se Rashfordi nuk u ftua për shkak të paraqitjes jo të mirë në stërvitje.

Amorimi të martën deklaroi se ishte vendimi i tij që mos ta ftonte futbollistin anglez.

“Lënia jashtë e Marcus Rashfordit është vetëm vendimi im. Ai dëshiron të luajë, ai po përpiqet.

Unë po i bëj gjërat sipas mënyrës sime dhe kjo është e vetmja mënyrë që di. E di se çfarë po bëj. Kur ta ndiej se është momenti i duhur do të ndryshoj diçka.

Deri atëherë do të vazhdoj të mendoj se çfarë është më e mira për ekipin”, theksoi Amorim, shkruan të martën “The Guardian”.

27-vjeçari Rashford është zhvilluar si futbollist tek Unitedi.

Këtë edicion në 24 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, 27-vjeçari ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë tri asistime..

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

peci vendimi i kqz se per listen serbe nuk mund te konsiderohet per konsum ditor 676b2a151fe12
Story i mëparshëm

Peci: Vendimi i KQZ-së për Listën Serbe nuk mund të konsiderohet për konsum ditor

irani heq kufizimet per whatsapp dhe google play 676b2ec4f0b11
Story i radhës

Irani heq kufizimet për WhatsApp dhe Google Play

Të fundit nga

Platforma X e Elon Musk jashtë funksionit

Platforma X, e njohur më parë si Twitter, aktualisht po vuan nga një ndërprerje masive pasi përdoruesit raportojnë probleme me faqen. Sipas Downdetector, mijëra përdorues po luftojnë për të hyrë në X. Faqja,
ShkoLartë