Amnistia fiskale, PD: Ambasadorët braktisën takimin me Edi Ramën!

Partia Demokratike ka reaguar pas kritikave të kryeministrit Edi Rama ndaj dhomave të tregtisë për reagimet e tyre kundër amnistisë fiskale.

Në një deklaratë për mediat, Sekretari për Çështjet Ligjore i PD-së, Ivi Kaso tha se demokratët dënojnë sjelljen arrogante të kryeministrit, i cili i quajti “fletërrufe” reagimet e dhomave të tregtisë amerikane dhe gjermane.

Kaso ka përshëndetur dhe veprimin e ambasadorëve gjermanë dhe francezë të cilët braktisën konsultimin publik për amnistinë fiskale teksa fjaklën e mori kryeministri Rama.

Deklarata për shtyp:

Pas gazetarëve, kosovarëve, bullgarëve dhe zyrtarëve të Brukselit, Edi Rama iu përvesh sot dhomave të Tregtisë të vendeve partnere.

I quajti ‘fletërrufe’ reagimet e tyre kundër amnistisë fiskale, dhe vuri në skenë rolin e sovranistit. Eshtë i njëjti që bën si globalist kur Sali Berisha, Albin Kurti, e të tjerë, e përdorin sovranitetin si tezë politike.

Partia Demokratike dënon sjelljen arrogante me dhomat Amerikane dhe Gjermane të Tregtisë. I kujtojmë opinionit publik, se ato janë të vetmet institucione, përveç opozitës, të pakapura nga qeveria.

Kjo është arsyeja se, pse Rama shkumëzon. Pas etiketimit si fletërrufe të reagimeve, urojmë të mos i dënojë me riedukim.

Sjellja prej eurotlanticisti në mbrëmje dhe putinisti në mëngjes, e zbulon Edi Ramën si hipokrit. Duke mbështetur sërish qëndrimin e Dhomave, falenderojmë trupën e biznesit të huaj që punon në Shqipëri, një akt heroizmi në kushtet e një qeverie armiqësore me ta.

Reagimi i Ambasadoreve te Gjermanise dhe Frances duke braktisur takimin eshte pergjigjia me e mire per veprimet harbute te kryeqeveritarit.

Ritheksojme rrezikun që sjell amnistia fiskale Rama-Ahmetaj-Gjiknuri-Veliaj. Potpuria e skandaleve të kësaj qeverie e ka vulosur motivin pas kësaj amnistie. “Çunat problematikë” të botës së krimit dhe “bravoçunat” e qcverisë duan të përmbyllin etapën e fundit të kontratës së tyre.

Të legalizojnë, jo vetëm paratë e pista, por edhe të normalizojnë të keqen. Kalimi i kësaj pakete e rrezikon Shqipërinë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Hero! Nuk mund të pajtohem me ikjen tënde”, e fejuara e mjekut që vdiq në aksident në Gjakovë rrëqeth me dedikimin

Story i radhës

Lëkundet pankina e Partizanit

Të fundit nga