Mbrëmja e kompeticionit më të madh të futbollit në Europë, Liga e Kampionëve të UEFA-s vazhdon edhe sonte dhe në program janë dy super ndeshje.
Takimi kryesor është mes Napolit dhe Barcelonës, i cili zhvillohet në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani me shokët e tij, presin Bracelonën e Xavi Hernandezit në Itali. Ndeshja tjetër zhvillohet në Portugali, mes Portos dhe Arsenalit.
Këto dy ndeshje zhvillohen nga ora 21:00