Mbrëmjen e sotme, Amir Rrahmani u bë protagonist në fitoren e Napolit ndaj Genoas me shifrat 2-1 duke arritur të realizojë gol.
Në përfundimin e takimit, mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës ka folur për mediat.
“Bëmë një pjesë të parë shumë të mirë, ndërsa Genoa rihapi gjithçka në të dytën ku u vumë në vështirësi duke humbur disa pasime dhe duele. E vumë në pikpyetje fitoren që në pjesën e parë e pamë si diçka të përfunduar.”
Mungesa e Buongiorno? “Sigurisht që gjërat kanë ndryshuar, por edhe me Juan Jesus kam luajtur.
E dimë se çfarë kërkon trajneri nga ne, tashmë pas 6 muajsh me ne ai e ka edhe më të lehtë të na urdhërojë”, u shpreh Rrahmani.
Burimi: botasot.info