​Amerikanët thonë se humbjet ruse janë më të larta se sa mendohej

min lexim

Mes 462.000 dhe 728.000 ushtarë rusë u vranë, u plagosën ose u kapën nga mesi i qershorit, raportoi The Economist, duke cituar dokumente të zbuluara të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së. Këto shifra tejkalojnë numrin e trupave ruse që përgatiten për një pushtim të plotë të Ukrainës në shkurt 2022.

Humbjet e Rusisë në Ukrainë qe nga 2022 tejkalojnë gjithashtu viktimat kumulative me të cilat vendi është përballur qe nga Lufta e Dytë Botërore. Mediat e pavarura ruse Meduza dhe Mediazon publikuan një raport ku thuhet se rreth 120.000 ushtarë rusë janë vrarë qe nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës vlerëson se humbjet e ushtrisë ruse në fund të majit kaluan 500.000. Ky numër përfshin si të vdekurit ashtu edhe të plagosurit, shkruan Kyiv Independent.

The Economist thekson se për çdo rus të vdekur ka tre ose katër të plagosur. Ndër ata që pësuan humbjet më të mëdha ishin rusë të moshës 35 deri në 39-vjeç. Në të gjithë periudhën e pushtimit, sipas përllogaritjeve të The Economist, u vranë deri në 27.000 njerëz të kësaj grup-moshe.

“Vlerësimet e fundit sugjerojnë se afërsisht dy për qind e të gjithë meshkujve rusë të moshës 20 deri në 50-vjeç janë vrarë ose plagosur rëndë në Ukrainë që nga fillimi i luftës në shkallë të gjerë”, thuhet në artikull.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Emily Ratajkowski u pa duke u afruar me Grant Williams, teksa modelja dhe ylli i NBA-së shijojnë festën ekskluzive të Michael Rubin

Story i radhës

Analisti kroat “i zhgënjyer” me Pahorin: S’e përkufizoi qartë këtë gjë!

Të fundit nga