Giorgio Chiellini së shpejti pritet që të vendosë për të ardhmen e tij.
Mbrojtësi veteran nuk dihet ende nëse do të vazhdojë me Juventusin apo do të fillojë një aventurë të re.
Chiellini është i lidhur me një transferim në elitën e futbollit në Amerikë, MLS.
37-vjeçari njoftoi për tërheqjen e tij nga Kombëtarja e Italisë pak ditë më parë, pas dështimit për t’u kualifikuar në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Siç raporton “Calciomercato”, Chiellini kishte rinovuar kontratën e tij me Juventusin për dy vite verën e kaluar, duke planifikuar ta mbyllte karrierën në Torino, por dështimi për t’u kualifikuar në Botëror e ka bërë atë të mendojë për një aventurë të re në Amerikë.
Ish-futbollisti i Livornos dhe Fiorentinas besohet se preferon të provojë diçka të re në përfundim të karrierës së tij.