AMD rritet fitimet ndërsa Intel pëson humbje të mëdha

Fitimi i AMD u rrit në fund të 2022 ndërsa Intel regjistroi 700 milionë dollarë humbje gjatë të njëjtës periudhë. Ishte biznesi i çipeve për serverët që solli fitimet e mëdha për kompaninë ndërsa shitjet e çipeve për PC ra me 51 përqind ndërsa për çipet e konsolave 7 përqind.

E thënë thjeshtë AMD po performon mjaft mirë pavarësisht kushteve të vështira ekonomike që po përjeton industria në tërësi dhe rivali Intel  në veçanti.

Të ardhurat u rritën me 16 përqind nga viti në vit. Gjatë gjithë 2022 AMD regjistroi 23.6 miliardë dollarë, një rritje e ndjeshme krahasuar me 16.4 miliardë dollarë në 2021.

Hendeku mes AMD dhe Intel po zvogëlohet gradualisht. Në tre mujorin e katërt AMD regjistroi të ardhura prej 5.6 miliardë dollarë, një rritje me 42 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Prej tyre, 3.1 miliardë dollarë të ardhura ishin nga çipet për servera shitjet e të cilëve u rritën me 1868 përqind.

Shitjet e çipeve për kompjuterët dhe laptopët konsumatorë ranë me 51 përqind ndërsa segmenti gaming i AMD u tkurr me 7 përqind edhe pse kompania tha se shitjet e çipeve për konsola u rritën.

Në të ardhmen AMD parashikon një vit të vështirë përpara ndërsa tregu i kompjuterëve personalë pritet të bjerë me 10 përqind nga 290 milionë kompjuterë të shitur në 2022 në 260 milionë në 2023.

/PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lajmi i fundit nga Gjykata për Kobrën, i cili akuzohet për vrasje në Prizren

Story i radhës

La tenisin për ta mbrojtur atdheun nga forcat pushtuese ruse, sot ukrainasi punon si operator i dronëve përmes të cilëve hedh bomba

Të fundit nga