amd rifreskon kartat grafike desktop me frekuence me te larte 627ba848eac8c

AMD rifreskon kartat grafike desktop me frekuencë më të lartë

May 11, 2022
1 minut lexim

Me çmimet e kartave grafike të cilat kanë filluar të normalizohen, AMD vendosi të rifreskojë linjën e kartave grafike desktop me Radeon RX 6950XT, RX 6750XT dhe RTX 6650XT.

Edhe pse të tre kartat grafike kanë specifike të ngjashme si paraardhësit, përfshirë të njëjtën sasi vRAM GDDR6 dhe bërthamash, AMD rriti frekuencën dhe shpejtësinë e memories për të ofruar një rritje të vogël performance.

amd graphics

Rezultati i kombinuar me driverat e fundit të AMD, është 5 deri në 13% më i lartë në testimet e performancës krahasuar me modelet e kaluara.

Për më tepër nëse kombinohen me procesorët e fundit Ryzen, AMD pretendon se kartat grafike ofrojnë deri në 14% më shumë perfomancë duke përdorur Smart Access Memory në lojëra si Forza 5 Horizon.

amd graphics1

AMD sugjeron një çmim prej 399 dollarë për RX 6650XT, 549 dollarë për RTX 6750XT dhe 1,099 dollarë për RTX 6950XT.

Kjo e fundit është dizajnuar për lojërat në rezolucionin 4K dhe konkurron me RTX 3090. Me konsum prej 335 vatësh. 16GB vRAM, 80 bërthama dhe frekuencë 2100Mhz.

Ndërsa RX 6750XT shkon për lojërat 1440p përballë RTX 3070 me 250-vat konsum, 12GB vRAM, 40 bërthama dhe 2,495Mhz.

Së fundi RX 6650XT shkon për lojërat 1080p me 180-vat konsum, 8GB vRAM, 32 bërthama dhe frekuencë 2,410Mhz. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

garda revolucionare e iranit serish kryen sulme ne irbil 627ba80dcdbec
Story i mëparshëm

Garda Revolucionare e Iranit sërish kryen sulme në Irbil

BESA
Story i radhës

Ja paria intelektuale dhe vizionare e BESËS! (FOTO)

Të fundit nga

Gjatë natës gjysma e Maqedonisë pa rrymë!

Gjysma e Maqedonisë ka mbetur pa energji elektrike gjatë natës. Në disa pjesë të vendit, energjia elektrike është kthyer sot në mëngjes rreth orës 6. Pa energji elektrike ka qenë edhe Shkupi.

ChatGPT dhe ekipet vetëvendosin norma sjelljeje

Një studim i fundit zbulon se ChatGPT dhe modelet e tjera të mëdha gjuhësore të bazuara në inteligjencën artificiale (AI) kanë aftësinë për vetëorganizim dhe nuk kanë nevojë për ndërhyrje njerëzore. Kur
ShkoLartë