AMD prezantoi ditën e Enjte gjeneratën e tretë të procesorëve Ryzen Pro për laptopët e biznesit duke marrë fuqinë e Ryzen AI 300 dhe aplikuar atë në botën e biznesit.
AMD lançoi tre modele shumë të ngjashme të familjen Ryzen AI Pro 300 me bërthama prej 8 deri në 12. Ato do të debutojnë në fund të Tetorit.
Procesorët Ryzen AI 300 mbërritën për laptopët konsumatorë në më herët gjatë këtij viti dhe Ryzen AI Pro është i njëjti çip por me disa teknologji shtesë të integruara.
Ryzen AI 300 solli arkitekturën Zen 5 të AMD në treg me bërthama procesofike më të fuqishme por edhe bërthamat grafike RDNA 3.5. Çipi gjithashtu përfshin arkitekturën XNDA 2 të NPU-së i cili dyfishon sasinë e TOPS krahasuar me seritë e kaluara Ryzen Pro 8040 nga 16 në 50 ose 55 TOPS në varësi të modelit.
Çipet e reja janë shumë të ngjashme me 8040 ndërsa përdorin të njëjtën teknologji procesi prodhimi prej 4-nanometër dhe konsumon po aq energji mes 15-54 vat. Modelet e reja janë: Ryzen AI 9 HX Pro 375, Ryzen AI 9 HX Pro 370 dhe Ryzen AI 7 HX Pro 360.
AMD po përdor inteligjencën artificiale për të karakterizuar procesorët e rinj. Seritë Ryzen AI Pro 300 janë të vetmit procesorët X86 për laptopët e biznesit që arrijnë nivelin e kërkuar të performancës nga Microsoft dhe stanrdi Copilot+. /PCWorld Albanian
Burimi: pcworld.al