AMD ka vendosur të sjellë teknologjinë 3D V-Cache, e cila fuqizon disa prej procesorëve gaming më të fuqishëm në desktop, tek laptopët gaming.
Në evenimentin ChinaJoy në Shangai, kompania prezantoi Ryzen 9 7945HX3D dhe debuton më 22 Gusht në laptopin gaming Asus ROG Strix Scar 17 X3D.
Çipi ka 16 bërthama dhe 32 fije me frekuencë maksimale prej 5.4Ghz. përmban 144MB Cache dhe ka një TDP prej 55W edhe pse AMD sugjeron se mund të jetë më e lartë.
Njëlloj si pjesa tjetër e procesorëve Drangon Range HX, Ryzen 9 7945HX3D ka një procesor standard për një kompjuter desktop vendosur në hapësirën e një laptopi.
Për ata që nuk kanë informacion sesi ky procesor funksionon në desktop, dhe në laptopë AMD aplikon 64MB L3 cache në një prej CCD (Core Complex Die) për të reduktuar kërkesa për memorie sistemi dhe kursyer disa vonesa prej milisekondash të cilat përkthehen në më shumë fps.
Kompania sugjeron se V-Cache në laptop me një limit energjie është akoma më impresionues krahasuar me kompjuterët desktop ku nuk ka limite. Falë TDP-së më të ulët, AMD thotë se përdoruesit mund të kenë dyfishin e përfitimit në video lojëra.
Në një testim të Shadow of the Tomb Raider në 1080p, AMD thotë se V-Cache me 40W TDP është 23 përqind më i shpejtë sesa modeli pa 3D V-Cache.
Në konsum prej 70W është 11 përqind më i shpejtë. Në tërësi mund të prisni 15 përqind më shumë performancë gaming krahasuar me flagshipin aktual për laptopët Ryzen 9 7945HX.
Është çipi i gjashtë i AMD me 3D V-Cache pas Ryzen 7 5800X3D, Ryzen 5 5600X3D, Ryzen 7 7800X3D, Ryzen 9 7900X3D dhe Ryzen 9 7950X3D. /PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL