AMD konfirmoi se do të hostojë evenimentin e prezantimit të procesorëve të rinj AMD Ryzen 7000 “Zen4”, platformës AM5 dhe memorie DDR5 më 29 Gusht.
Evenimenti do të transmetohet live dhe do të ketë prezantime nga CEO e AMD Dr. Lisa Su, CTO Mark Papermaster dhe ekzekutivë të tjerë.
Për ata që kanë ndjekur raportimet tona të mëhershme, ky është vetëm një konfirmim i asaj që kemi paralajmëruar se do të vijë.
AMD ka planifikuar të prezantojë zyrtarisht modelet e reja të procesorëve më 29 Gusht ndërsa shitjet e tyre fillojnë nga data 15 Shtator.
Join us on Aug. 29 at 7 p.m. ET for “together we advance_PCs,” a livestream premiere to unveil the next generation AMD PC products.
• Read the press release: https://t.co/n76RbJDMz0
• Watch on the AMD YouTube Channel: https://t.co/wo5iHJ7sJy pic.twitter.com/mc7CjoFdvM— AMD Ryzen (@AMDRyzen) August 16, 2022
Disa prej risive që presim nga procesorët e rinj janë:
- Deri në 16 bërthama Zen 4 dhe 32 threads
- Deri në 15% rritje performance për bërthamë
- Arkitekturën e re Zen 4
- Procesin 5-nanometër të prodhimit
- Deri në 35% më shumë performancë në tërësi krahasuar me Zen 3
- Folenë e re LGA në vend të PGA me gjilpëra pllakën amë dhe jo procesor
- Mbështetje për memorie RAM DDR5
- TDP 105 deri në 120W
Modelet që pritet të prezantohen janë:
- Ryzen 9 7950X: 16 bërthama 32 threads me frekuencë deri në 5.5Ghz
- Ryzen 9 7909X: 12 bërthama 24 threads me frekuencë deri në 5.4Ghz
- Ryzen 7 7800X: 8 bërthama 16 threads me frekuencë deri në 5.3Ghz
- Ryzen 7 7700X: 8 bërthama 16 threads me frekuencë deri në 5.3Ghz
- Ryzen 5 7600X: 6 bërthama 12 threads me frekuencë deri në 5.2Ghz
/PCWorld Albanian