AMD prezanton kartën e parë grafike buxhetore RX 7000 më 25 Maj

Pas debutimit të serive RX 7900 XT dhe RX 7900 XTX, AMD tashmë ka vendosur të përqendrohet tek segmenti i mesëm i kartave grafike në një kohë kur Nvidia po përgatitet për RTX 4060.

Raportohet se RX 7600 XT do të mbërrijë më 25 Maj ndërsa partnerët e kompanisë kanë filluar të dërgojnë disa modele për testim tek mediat dhe influencerët.

Karta grafike raportohet se do të vijë me 32 njësi përpunimi me frekuencë maksimale prej 2.6Ghz dhe memorie prej 8GB me gjerësi 128-bit. RX 7600 XT ka një vlerësim TBP prej 175W dhe të ofrojë performancë 15 përqind më të lartë sesa Radeon RX 6650 XT.

Ajo nuk do të konkurrojë me RTX 4070 e cila konsumon afro 180W por ka performancën e RX 6800 XT dhe RTX 3080. Por mund të përballet me RTX 4060 e cila gjithashtu do të ketë 8GB VRAM.

Është e bazuar në çipin grafik Navi 33, një çip lançuar së fundi në RX 7700 dhe RX 7600 për laptopët. Ajo do të kushtojë mes 250 deri në 350 dollarë. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

Story i mëparshëm

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Prishtina – Trepça

Story i radhës

Einxhel Shkira flet për depresionin post-partum dhe ka një këshillë për të gjitha nënat e reja

Të fundit nga