AMD pranon problemet e mbinxehjes me flagshipin RX 7900 XTX

AMD konfirmoi problemet me temperaturën e RX 7900 XTX duke thënë se vjen si rezultat i dizajnit termik të kartës grafike.

Javën e kaluar përdoruesit filluan të raportonin probleme serioze me Radeon RX 7900 XTX me kartat grafike referencë “MBA” të cilat mbinxeheshin duke çuar në reduktim të performancës.

Përgjigja e parë që AMD ju dha konsumatorëve të cilët u ankuan ose kërkuan zëvendësim të kartës, ishte se kjo sjelle konsiderohet normale.

Pas ditësh hetime, AMD ende po përpiqet të përcaktojë shkakun e temperaturave të larta dhe mbinxehjes.

“Po punojmë për të përcaktuar shkakun kryesore të mbinxehjes që disa përdorues të AMD Radeon RX 7900 XTX prodhuar nga AMD. Bazuar në hetimet tona paraprake, besojmë se problemi është me zgjidhjen termike përdorur në dizajnin referencë të AMD dhe që është përdorur në një numër të kufizuar kartash grafike të shitura.

Jemi të përkushtuar të gjejmë një zgjidhje për kartat grafike me këtë problem. Konsumatorët që përjetojnë mbinxehje duhet të kontaktojnë AMD Support.”

AMD deklaron se problemi është tek një numër i kufizuar kartash RX 7900 XTX por me sa duket numri është më i lartë rreth 1000.

Besohet se problemi është i pranuar dhe njohur prej mëse dy javësh nga AMD dhe distributorët, por sesi do të komunikohej tek konsumatorët nuk ishte përcaktuar. Problemi mendohet se vjen nga dhoma e avullimit dhe vetëm kartat MBA janë të prekura. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mjekët po ikin nga Kosova, Sejdiu: Arsyet, pagat e ulëta dhe kushtet e këqija të punës

Story i radhës

“Nusen do ta marr me biçikletë” / Kampioni që doli nga koma pas 8 orësh, motivi që e rikthehu në garë

Të fundit nga