AMD përgatit procesorët të cilët do të sundojnë mbi Intel

min lexim

Procesorët e rinj AMD 7000X3D V-Cache mund të debutojnë në Janar të 2023 në CES duke premtuar një rritje të ndjeshme performance në gaming dhe me shumë gjasa ti rrëmbejnë Intel kurorën e çipeve më të mira.

Wccftech raportoi se kompania ka planifikuar të prezantojë procesorët 3D V-Cache me arkitekturën e re Zen 4 në CES 2023. Raporti vijon më tutje duke thënë se në këtë event do të prezantohen dy çipe 3D V-Cache.

Në gjeneratën e kaluar të Ryzen 5000, ishte vetëm një procesor 3D V-Cache, konkretisht modeli Ryzen 7 5800X3D. Që nga debutimi ky procesor ishte një hit i vërtetë dhe ende sot pas debutimit të serive të reja Ryzen 7000 vazhdon të jetë më i shituri.

Më herë është raportuar se do të kemi 3 çipe 3D V-Cache: Ryzen 9 7950X3D, Ryzen 9 7900X3D dhe Ryzen 7 7800X3D.

Procesorët 3D V-Cache kanë një teknologji të re e cila aplikon cache vertikalisht duke rritur sasinë e saj. Cache tek procesorët është esencialisht një memorie RAM e shpejtë dhe sasia e saj përkthehet drejtpëdrejtë në performancën e lojërave.

Procesorët AMD përfitojnë edhe nga integrimi me grafikat AMD ndërsa jemi prezantë debutimit të Radeon 7000. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arjola Demiri rikthen imazhe nga e kaluara, publikon një set fotografik të realizuar në moshën 21-vjeçare

Story i radhës

Qytetari që u sulmua nga qentë endacakë në Tetovë demantoi Kasamin : Rasti është denoncuar në institucione

Të fundit nga