Ditën e Dielë AMD lançoi procesorin më buxhetor mbështetur mbi arkitekturën Zen 4, Ryzen 5 7500F. Procesori me gjashtë bërthama nuk ka grafika të integruara dhe ka një çmim të rekomanduar prej 179 dollarësh.
Çipi do të debutoi në Kinë ndërsa AMD e ka listuar produktin në faqen e saj ndërkombëtare që do të thotë se mund ta shohim të dalë në shitje në rajone të tjera gjithashtu.
Ryzen 5 7500F do ta bëjë platformën AM5 të AMD më të aksesueshme për gamerat të cilët kanë buxhete të kufizuara dhe po kërkojnë të ndërtojnë një kompjuter me komponentët më të fundit.
Procesori ka frekuencë bazë prej 3.7Ghz dhe turbo prej 5.0Ghz. ka 6MB L2 cache, 32MB L3 cache dhe sistemi memorie RAM me dy kanale DDR5 ku zyrtarisht mbështetet frekuencat DDR5-5200.
Ka një vlerësim 65W të TDP-së dhe një shumëfishues të kyçur, që do të thotë se nuk mund ti bëhet overclock lehtësisht. Ata që po kërkojnë ti bëjnë procesorit overclock, duhet të kërkojnë një model tjetër, Ryzen 5 7600X me çmim bazë prej 299 dollarësh.
Me 179 dollarë, Ryzen 5 7500F kushton më pak sesa Ryzen 5 7600 prej 208 dollarësh dhe është më i ngadaltë, megjithatë ofron ndjeshëm performancë më të lartë sesa Ryzen 5 5600.
/PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL