AMD konfirmon datën e debutimit të gjeneratës së re të kartave grafike gaming

October 31, 2024
1 minut lexim

AMD dhe Nvidia do të jenë në kurs përplasjeje në evenimentin CES që do të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm.

CEO e AMD Lisa Su konfirmoi për herë të parë se kompania do të lançojë gjeneratën e ardhshme të kartave grafike për kompjuterët desktopë në fillim të vitit të ardhshëm.

“Të ardhurat e kartave grafike gaming ranë nga viti në vit ndërsa po përgatitemi për lançimin e gjeneratës së ardhshme Radeon me arkitekturën RDNA,” tha Su për investitorët.

“Krahas rritjes së fortë të performancës gaming, RDNA 4 sjell performancë më të lartë ray-tracing dhe shton funksionalitete AI. Presim që të lançojmë kartat e para RDNA 4 në fillim të 2024.”

Afati i parashikuar përkon me një debutim të mundshëm të RDNA 4 në CES në fillim të Janarit. Është e rrallë që një kompani të prezantoi karta grafike desktop në CES.

Nga ana tjetër pritet që edhe Nvidia të përdorë CES për debutimin e kartave grafike RTX 50. Më shumë qartësi nga ky i fundit pritet të kemi gjatë raportit financiar që do të publikohet më 19 Nëntor.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Benzema: Braziliani është i zhgënjyer, e meritonte trofeun

Story i radhës

Këshilli i Qytetit të Shkupit nuk e votoi nismën për moratorium për futje të kafshëve të reja në ZOO Shkup

Të fundit nga

ShkoLartë