AMD flet për RDNA 4 dhe gjeneratën e re të kartave grafike në CES 2025

January 9, 2025
1 minut lexim

Spekulimet ishin të vërteta ndërsa AMD prezantoi Radeon RX 9070 dhe 9070 XT në CES 2025 fuqizuar nga arkitektura e re RDNA 4 me fokus në inteligjencën artificiale të FSR (Fidelity Super Resolution.)

Gamerat të cilët po prisnin më shumë detaje do të mbeten të zhgënjyer. Madje Radeon 9070 u përmend më shumë për të ngacmuar audiencën dhe jo në formë zyrtare.

Prej vitesh AMD ka konkurruar me Nvidia dhe teknologjinë e saj DLSS duke përdorur bërthamat grafiket dhe jo përdorur një harduer të dedikuar AI. Por nuk do të vazhdojë më kështu.

AMD thotë se RDNA 4 është ndërtuar bazuar në procesin prodhues 4-nanometër të TSMC për të fuqizuar performancën AI.

Gjenerata e ardhshme e kartave grafike do të përfitojë edhe nga një arkitekturë ray-tracing e përditësuar së bashku me përmirësime të mëdha në performancën e enkodimit dhe dekodimit të AMD Radiance Display Engine.

Fuqizimi i AI në RDNA 4 dhe Radeon RX 9070 do të mbështet edhe nga një funksionalitet i ri softueri quajtur FidelityFX Super Resolution 4. AMD tha për mediat se FSR 4 do të aplikojë përmirësim të imazhit me machine learning dhe është zhvilluar specifikisht për akseleratorët e rinj AI të RDNA 4.

Kompania tregoi sesi funksionon në Call of Duty: Black Ops 6. Sipas AMD gamerat duhet të presin rritje dramatike të performancës dhe cilësisë krahasuar me versionet e kaluara të FSR.

AMD mbylli prezantimin duke zbuluar partnerët që do të prodhojnë kartat e saj grafike Radeon RX 9070 kur të debutojnë. Janë ato brende që i kemi parë prej vitesh, por me një mungesë të pazakontë: MSI.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Apeli konfirmon aktakuzën ndaj ministrit Sveçla dhe tre deputetëve për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend

Story i radhës

Pasaportat më të fuqishme në botë, Maqedonia e Veriut në vendin e 40-të

Të fundit nga

Barcelona rrezikon dënim të rëndë nga UEFA

Barcelona mund të marrë një dënim të rëndë nga UEFA për shkelje të rregullave të Fair Play Financiar. Sipas raportimeve të “The Times”, organi mbikëqyrës i UEFA-s për kontrollin financiar të klubeve
sqmken
ShkoLartë