Advanced Micro Devices (AMD) lançoi procesorët më të fundit për qendrat e të dhënave dhe tha se Microsoft Azure, Google Cloud dhe Oracle do të jenë konsumatorët e parë.
Gjenerata e katërt e procesorëve EPYC, me emrin e koduar “Genoa” sjellin përmirësime të ndjeshme të performancës dhe efikasitetit të energjisë krahasuar me gjeneratën e kaluar tha ekzekutivja Lisa Su.
“Për sipërmarrjet dhe qendrat e të dhënave do të thotë ulje e përgjithshme e kostove,” tha ajo.
Aksionet e AMD u rritën me 14% menjëherë pas lajmit. Genoa vjen në një kohë ku çipet e rivalit Intel për qendrat e të dhënave me emrin Sapphire Rapids, janë shtyrë disa herë.
Me gjeneratën më të fundit, ata kanë bërë një hap të madh përpara në performancë jo vetëm kundrejt Intel, por edhe me gjeneratën e kaluar të tyre.
AMD lançoi për herë të parë çipet EPYC në 2017-ën dhe që atëherë pjesa e tregut e kompanisë është rritur me shpejtësi dhe në kurriz të Intel.
Sipas firmës analitike IDC, pjesa e tregut e çipeve AMD për qendrat e të dhënave shkoi nga zero në 2016-ën në 29% vitin e kaluar. Cloud është një prej industrive me rritjen më të madhe për prodhuesit e çipeve.
IDC parashikon që kjo rritje e AMD të përshkallëzohet më tutje me çipet e reja EPYC të cilët aktualisht nuk njohin konkurrencë në raportin performancë dhe efikasitet. /PCWorld Albanian