Ambicjet e Kinës në Paqësor

min lexim

Kina do të imponohet me ambicjet e saj të politikës për sigurinë dhe ekonominë edhe në ishujt e Paqësorit. Perëndimi duhet ta përshtasë politikën e vet ndaj Kinës konform këtyre ambicjeve, mendon Alexander Görlach.

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi hat sapo ka përfunduar turin e tij të vizitave në ishujt e Paqësorit, me qëllim që këto vende të vogla të tërhiqen në varësinë e Pekinit. Këto vende duhet të miratojnë një akord për sigurinë, që mund ta zgjerojë në mënyrë masive influencën e Pekinit ndaj këtyre ishujve.

Tani për tani këto vende nuk duan marrëveshje rajonale. Megjithatë aktorë të veçantë, përfaqësuesit e ishujve Solomon, Fixhi dhe Samoa, ndërkohë kanë hyrë në marrëveshje bilaterale me Pekinin. Se çfarë është rënë dakord konkretisht, bota këtë do ta mësojë, vetëm kur ato të bëhen publike. Pavarësisht këtyre përpjekjeve obskurative, që përdor Pekini edhe në marrëveshjet lidhur me rrugën e re të mëndafshit, që është e diskutueshme, kreu i diplomacisë kineze Wang Yi u thotë shteteve skeptik ishuj, se ata nuk duhet „të jenë kaq të frikësuar” prej Kinës.

Australia, Japonia dhe SHBA-ja janë të alarmuara. Sepse qëllimi i Kinës është në radhë të parë jo përmirësimi i cilësisë së jetesës së njerëzve në ishujt e Paqësorit, por aksesi dhe kontrolli ndaj Oqeanit Paqësor. Ndaj sipas Kinës thelbi i bashkëpunimit duhet të jetë armatimi dhe stërvitja e policisë lokale, gjë që do të kushtëzonte, që Kina të dislokojë forcat e sigurisë në këto ishuj.

Image

Citati në fotografinë e artikullit: “Kina do të vendosë hegjemoni në Paqësor, që të mund të diktojë kushtet e tregtisë botërore dhe në rast nevoje për ta manipuluar atë në interes të vet ose për ta ndaluar atë.”

 

Nisma e Kinës e ka shpqetësuar Perëndimin, sepse Kina do t’i mbështesë këto shtete edhe sa i përket sigurisë kibernetike, gjë që do të thotë, se ajo mund të kontrollojë në këtë mënyrë edhe internetin dhe telekomunikacion e këtyre ishujve. Ndonëse Pekini nuk lodhet duke përsëritur, që i vetmi interes është një zhvillim i mirë i shteteve të Paqësorit, Wang e ka ndërprerë nënshkrimin e marrëveshjes. Pekini ka intensifikuar reklamën e tij për këtë marrëveshje, duke publikuar një dokument me titullin „Respekt reciprok dhe përparim i përbashkët”. Dokumenti prej 24 pikash tani nuk ka më referim direkt për bashkëpunim me relevancë për sigurinë.

Megjithatë projektet, që Pekini do të mbështesë në kuadër të nismës për rrugën e mëdafshit, mund të përdoren edhe ushtarakisht, në rast se për këtë biehet dakord në një etapë tjetër më vonë. Për momentin Pekini mund të mjaftohet, me futjen e këmbës edhe më shumë brenda portës.

SHBA e kopjon kursin e Kinës me një dallim deçiziv, që ajo e konsideron veten si drejtuese e një rendi botëror të lirisë, ndryshe nga Pekini, që do t’i tërheqë vendet kontraktuese në varësinë e vet. Gjatë udhëtimit të tij presidenti i SHBA-së Joe Biden u takua në një samit me anëtarë të tjerë të të ashtuquajturit grupi Quad (quadrilateral security dialogue), ku bëjnë pjesë India, Japonia dhe Australia. Qëllimi ishte forcimi i një bashkëpunimi të theluar e të integruar ekonomik.

SHBA reagojnë

Në fund të këtij takimi u deklarua marrëveshja për Indo-Pacific Economic Framework, ku krahas katër vendeve të sipërpërmendura bëjnë pjesë edhe Brunai, Indonezia, Koreja e Jugut, Zelanda e Re, Filipinet, Singapuri, Tajlanda dhe Vietnami. Qëllimi i kësaj nisme të re është, që të ofrohet një alternativë ndaj tregtisë me Republikën Popullore të Kinës. 13 vendet përfaqësojnë bashkarisht 40 përqind të ekonomisë botërore. Kjo marrëveshje e re është përpjekja e Uashingtonit për ta rikuperuar raportin me marrëveshjen e tregtisë së lirë Trans-Pacific Partnership, prej nga SHBA nën presidentin Donald Trump u tërhoq.

Njëkohësisht me vizitën e Biden në Azi, ministri Jashtëm Anthony Blinken shpalosi direktivat e politikës së qeverisë tij ndaj Kinës. Në këtë kontekst ai bëri të qartë, se ka tema për të cilat ne duam dhe duhet të bashkëpunojmë me Republikën Popullore, por ka edhe sektorë të tjerë ku ne ndodhemi qartazi në konkurrencë. Hapësira kryesore e kësaj gare është dhe mbetet Azia.

Se ç’kurs ndjek Pekini atje afatgjatë, kjo bëhet e qartë në perëndim të Paqësorit. Atje janë krijuar ishuj artificialë të militarizuar. Mercenarët kinezë kanë pushtuar pjesë të ishujve Spratly, që u përkasin Filipineve. Pekini pretendon, se ato janë territor kinez. Gjykata Ndërkombëtare në fund të procesit sqaroi, se Pekini nuk ka të drejtë.

Por kjo nuk i bën aspak përshtypje diktaturës. Për presidentin kinez Xi Jinping e drejta i përket me të fortit. Ndaj ai me 15 fqinjët e tij janë hapur grindjet territoriale, ndër këto konflikte më i spikaturi është ai me ishullin demokratik të Tajvanit, të cilin Kina e ka kërcënuar me invazion dhe pushtim. Për këtë arsye Biden javën e kaluar gjatë turit në Azi deklaroi, se në rast të një lufte sulmuese do ta mbështesë ushtarakisht ushtrinë popullore çlirimtare të Tajvanit.

Kina do të vendosë hegjemoni në Paqësor, që të mund të diktojë kushtet e tregtisë botërore dhe në rast nevoje për ta manipuluar atë në interes të vet ose për ta ndaluar atë. Kjo strategji po del gjithnjë e më shumë në pah. Pasi SHBA javën e kaluar e modifikoi politikën Tajvanit, një hap i tillë duhet të ndërmerret edhe në kryeqytetet e tjera, ndër to edhe në Berlin. Shembulli i Vladimir Putinit dhe luftës së tij kundër Ukrainës po tregon, se kostot rriten, sa më shumë që pritet për ndryshimin e kursit./DW

Alexander Görlach ist Senior Fellow në Këshillin Carnegie për Etikën në Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Research Associate në Institutin e Internetit të Universitetit të Oksfordit. Görlach ka qenë lektor në Universitetin e Harvardit dhe Cambridge.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Camila Cabello kritikohet për linjat dhe peshën e tepërt

Story i radhës

Ambasadori Arvizu merr detyrën e rëndësishme në Georgetown University

Të fundit nga