Ambasadorja Kim takon Ramën, çfarë u diskutua

December 12, 2022
1 minut lexim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar këtë të hënë me kryeministrin Edi Rama dhe në fokus të bisedës kanë qenë marrëdhëniet SHBA-Shqipëri gjatë këtij viti që po lëmë pas dhe forcimi i bashkëpunimit në demokraci, mbrojtje dhe biznes në vitin 2023.

Në deklaratën e postuar në faqen e ambasadës amerikane, shkruhet se Kim ka shprehur vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për lidershipin dhe kontributin e Shqipërisë gjatë vitit të parë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ambasadorja Kim ka vlerësuar kontributet e Shqipërisë për integrimin dhe stabilitetin rajonal, duke përfshirë thirrjet e Shqipërisë për përmbajtje në veri të Kosovës. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë dënuar të gjitha sulmet ndaj agjencive të sigurisë kosovare dhe ndërkombëtare dhe kërcënimet me dhunë dhe frikësim, dhe kanë shprehur mbështetjen e plotë për KFOR-in dhe EULEX-in. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria u kanë kërkuar palëve të punojnë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE për të zgjidhur çështjet shqetësuese.

Kim dhe Rama, thuhet më tej në njoftim, kanë diskutuar mënyrat për të ndërtuar mbi arritjet historike në marrëdhëniet e mbrojtjes SHBA-Shqipëri, duke përfshirë aftësitë ushtarake dhe kontributet në rritje të Shqipërisë si një aleate e NATO-s. Ambasadori rikonfirmoi mbështetjen e fortë të SHBA-së për Shqipërinë përballë sulmeve kibernetike të Iranit.

Ambasadorja Kim i shprehu urimet e ngrohta Kryeministrit për pritjen e suksesshme nga Shqipëria të Samitit historik BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, duke theksuar se është hera e parë që një samit i tillë zhvillohet jashtë Brukselit. Ajo përsëriti se Shtetet e Bashkuara mbështesin me vendosmëri integrimin e plotë europian të Shqipërisë si anëtare e BE-së. Në këtë kuadër u diskutua për arritjet, por edhe sfidat në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Ata ranë dakord se është thelbësore që institucionet e drejtësisë në Shqipëri të jenë të pavarura dhe të patrembura në ekzekutimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre”, mbyllet deklarata.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Latifi: Rahoveci, “Smart City”

Story i radhës

Lumi B dhe Bardhi vijnë me këngën e re “Balenciaga”

Të fundit nga

ShkoLartë