Ambasadorja e Francës Znj. Marie-Christine BUTEL takon kryetarin e komunës, z. Shaqir Totaj

Kryetar i komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj, ka pritur në vizitë zyrtare, Shkëlqesisë e Saj, Ambasadoren e Francës në Kosovë, znj. Marie-Christine BUTEL me bashkëpunëtorë.

Kryetari, Totaj u shpreh se bashkëbisedimi më ambasadoren ishte shumë konstruktiv dhe qëllim kishte, intensifikimin e bashkëpunimit mes komunës së Prizrenit, ambasadës dhe shtetit mik të Francës për zhvillimin e jetës kulturore, artistike dhe turizmin në qytetin e Prizrenit.

Gjithashtu, në këtë takim u bisedua për “Javën e Frankofonisë” që do të mbahet gjatë marsit në qytetin e Prizrenit, aktivitet për të cilin kryetari, Totaj shprehu gatishmërinë t’i ndihmoj dhe t’i mbështes organizatorët me të gjitha kapacitetet që ka komuna.

Çështje shumë e rëndësishme e ngritur gjatë takimit ishte dhe mundësia e inicimit të procedurave për binjakëzim mes një qytet në Francë dhe Prizrenit, bashkëpunim i cili mund të ndihmonte në ngritjen e kapaciteteve kulturore, artistike dhe turistike të Komunës së Prizrenit.

Në fund të takimit, Shkëlqesia e saj, Znj. Butel, në emër të Ambasadës së Francës, u shpreh optimiste për urat e bashkëpunimit që mund t’i ndërtohen mes Ambasadës dhe Prizrenit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Manastirliu: Punimet në Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme, përfundojnë brenda vitit

Story i radhës

Qeveria e RMV-së ka vendosur marzhe të disa produkteve

Të fundit nga