Ambasadori ukrainas: Nuk mund ta ndërtojmë të ardhmen e OSBE me një vend që kidnapoi të ardhmen tonë

min lexim

Ambasadori i Ukrainës në OSBE, Evgenij Cimbaljuk në fjalimin e tij në Samitin e 30-të ministror të OSBE-së në Shkup shprehu mirënjohjen e tij për të gjitha vendet për mbështetjen e Ukrainës në luftën për liri kundër Rusisë që siç tha ai, “kontribuojnë edhe në mbrojtjen e së ardhmes së OSBE-së”.

Cimbaljuk, simbolikisht në fjalimin e tij para delegatëve, tregoi edhe pesë kokrra të djegura nga Rusia me një dron iranian, duke shpjeguar se Rusia deri më tani ka shkatërruar qindra mijëra tonë drithë ku siç theksoi, “la shumë familje në mbarë botën pa ushqim”.

“Botës i duhet një vaksinë kundër përpjekjeve për të përdorur ushqimin si armë”, theksoi Cimbaljuk.

OSBE në dy vitet e kaluara, sipas Cimbaljuk dëshmoi se është më e dobishme kur injoron shantazhet nga Rusia dhe kur me të flitet nga një pozicion i unitetit dhe së drejtës morale.

“Në të kundërtën, Rusia do të kërkojë gjithnjë e më shumë lëshime. Është e qartë se nuk mund ta ndërtojmë të ardhmen e OSBE-së me një vend që kidnapoi të ardhmen tonë dhe fëmijëve tanë”, tha Cimbaljuk.

Në vitin e dhjetë që nga aneksimi i Krimesë në vitin 2024, sipas Cimbaljuk, OSBE-ja si kurrë më parë ka nevojë për liderizëm të fuqishëm në mbrojtje të parimeve të Organizatës me izolim shtesë të Rusisë dhe aksioneve të saja malinje brenda së njëjtës.

Story i mëparshëm

Lavrov takoi Osmanin dhe Borg

Story i radhës

Kameron: Mbretëria e Bashkuar vazhdon ta mbështesë Ukrainën dhe OSBE-në

Të fundit nga