Ambasadori ukrainas i kërkon Gjermanisë dërgimin e armatimit modern

1 minut lexim

Ukraina po i bën thirrje Gjermanisë që ta furnizojë atë me armatim më modern, vetëm disa ditë pasi qeveria gjermane miratoi dërgimin e drejtpërdrejtë të tankeve kundërajrore për ushtrinë ukrainase për herë të parë, raporton Al Jazeera, përcjell Bota sot.

Ambasadori ukrainas në Gjermani, Andriy Melnyk, tha për gazetën Bild am Sonntag se tanket kundërajrore Gepard janë tashmë 40 vjet të vjetra. Për të mposhtur Rusinë, “ne kemi nevojë për armët më moderne gjermane”, tha ai.

Ajo që nevojitej, tha ai, ishin tanket më të rija, Leopard dhe Marder, si dhe obusët vetëlëvizës “dhe shumë më tepër”./A.SH

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Theu rregullat e qarkullimit rrugor, policia dënon këngëtarin e njohur

Story i radhës

Nga marrëdhënia e fortë me babain dhe deri tek zhgënjimi i saj i parë, Arilena Ara flet pa doreza

Të fundit nga