Ambasadori rus të largohet nga Maqedonia nëse ka ndërgjegje, thotë Milevski

March 22, 2022
1 minut lexim

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski, në emisionin “Samo Vistina” tha se ambasadori rus në Maqedoni, Sergei Bazdnikin, nëse ka ndërgjegje, duhet vetë të largohet nga Maqedonia e Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të dënojnë agresionin e qeverisë së tyre. Unë nuk mendoj se i gjithë populli rus është në favor të pushtimit. Nëse ka një gram ndërgjegje, duhet të largohet i vetë nga pozicioni. Partia jonë simotër nga Rusia është kundër luftës dhe po mbledh nënshkrime. Ne kemi mbështetjen e popullit rus për të dënuar këtë krim.

Dëbimi i një ambasadori është nga një këndvështrim liberal. Takimi i deputetëve me njerëz të tillë dhe përkrahja është për çdo dënim. Ajo propagandë përmes Sputnik-ut në Ballkan ka vërtet ndikimin e saj”, theksoi Milevski.

Ai thotë se ultimatumi për dorëzimin e qytetit të Mariupolit është si i vitit 1945. Sipas Milevskit, lufta do të zgjasë, rindërtimi dhe normaliteti nuk do të jenë afër, edhe pse disa analiza parashikojnë që ajo të përfundojë në maj.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Policia për një javë shënon më shumë se 1300 gjoba për kundërvajtje në trafik

Story i radhës

Ronaldo, i gatshëm të “luftojë”…

Të fundit nga

ShkoLartë