Ambasadori Meidani pret në takim nënkryetarin e BDI-së, Osmani

February 14, 2025
1 minut lexim

Shkup, 13 shkurt – Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka pritur në takim nënkryetarin e BDI, Bujar Osmani.

“Prita sot në takim Nënkryetarin e BDI, z. Bujar Osmani. Një bisedë e vlefshme mbi zhvillimet e fundit në vend dhe në rajon, marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe bashkëpunimin në frymën e integrimit evropian.

Diskutuam gjithashtu mbi kontributin e BDI në proceset demokratizuese si një forcë politike pro-evropiane dhe rëndësinë e forcimit të partneritetit për të çuar përpara objektivat e përbashkëta.

Integrimi dhe progresi kërkojnë vizion, angazhim dhe bashkëpunim të fortë”, – ka thënë Meidani pas takimit.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Citate nga Orhan Pamuk për të reflektuar mbi jetën

Story i radhës

Berisha për Ramën: Është i shkallmuar, gjithë ditën theu karrige

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë