Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut Denion Meidani ka ritheksuar edhe një herë qëndrimin e Tiranës për gjuhën shqipe në RMV, pasi e njejta vazhdon të ngelen pezull deri në një vendim të r inga Gjykata Kushtetuese.
Meidani shkruan se gjuha shqipe nuk është çështje e gjykatave, ndaj identiteti shqiptar nuk guxon të preket.
Reagimi i plotë:
Vlerësoj mesazhet tuaja në rrjetet sociale dhe po ndjek situatën me përgjegjësi. Dua të ritheksoj që Tirana zyrtare ka shprehur qartë qëndrimin e saj nga Pallati i Brigadave:
“Gjuha shqipe nuk është çështje gjykatash dhe formulime ligjore.”
Kush ka sy, e lexon. Kush ka veshë, e dëgjon. Mesazhi është i qartë dhe i pandryshueshëm: identiteti dhe simbolet tona kombëtare janë të paprekshme.
Burimi: TV KLAN