🇯🇵🇦🇱 🇲🇰 Ambasadori i Japonisë në Maqedoninë e Veriut, Sawada Hironori na nderoi sot me vizitën e tij në Komunën e Çairit.
🤝Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu gjatë takimit me shkëlqesinë tij Hironori, ku i pranishëm ishte edhe Jano Takamasa, drejtor gjeneral i Korporatës Mitsubishi për rajonin e Ballkanit, prezantoi komunën tonë dhe përpjekjet që ne po bëjmë si pushtet vendor për përmirësimin e jetesës së bashkëqytetarëve tanë.
“Ndërkohë që u zotova se thelllimi i bashkëpunimit mes institucioneve tona do të vazhdojë në të ardhmen”, ka thënë Ganiu.
Kreu i Çairit me mysafirët ndoqi edhe aktivitetin edukativ rajonal “Geo rojet” – Luaj për Natyrën, në realizim të asociacionit artistik Art Link, korporatës Mitsubishi dhe në bashkëpunim me Ambasadën e Japonisë. 🏫🧒👦🏻👧🏻Me këtë rast nxënësit e Shkollës Fillore të Çairit, “Vasill Gllavinov” përmes lojës që u realizua në Sallën komunale u shoqëruan dhe mësuan shumëçka për mjedisin jetësor.