Ndërtimi i deponisë rajonale në Shën Nikollë që do t’i shërbejë të rajonit lindor dhe veri-lindor si dhe problemi me ndotjen e ajrit ishin temat kryesore që sot u diskutuan në takimin në Kumanovë mes ambasadorit të BE-së Dejvid Gir dhe kryetarit të Komunës Maksim Dimitrievskit.
“Ky është projekt i realizuar nga një numër më i madh i komunave në rajonin lindor dhe verilindor dhe qëllimi kryesor është mbyllja e deponisë së qytetit “Krasta” dhe ndërtimi i një fabrike të re për përpunimin e mbetjeve në këto dy rajone në territorin e Komunës Shën Nikollë, ku Komuna e Kumanovës është një nga pjesëmarrëset më të mëdha në projekt dhe i gjithi projekti është grant i BE-së”, deklaroi Dimitrievski.
Sipas ambasadorit të BE-së Dejvid Gir, ky është një projekt kompleks, por realizimi i të njëjtit do të përmirësonte menaxhimit e mbetjeve në të gjithë rajonin.
“Është një projekt kompleks, i cili përfshinë shumë faktorë dhe duhet shumë punë, në këtë moment duhet të fillojmë të punojmë më shpejt dhe të përparojmë me realizimin e saj. Natyrisht folëm për aspekte të ndryshme si ta bëjmë qytetin ekologjikisht të pastër dhe përmirësojmë mjedisin. Ajri i pastër është thelbësor, ne jetojmë këtu çdo ditë, ne thithim atë ajër dhe jemi të lumtur që mund të flasim për të gjitha mënyrat për të cilat BE mund të ndihmojë”, deklaroi Gir.
Gir siguroi për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kumanovës, e në veçanti të të rinjve. E kryetari Dimitrievski sqaroi se deri më tani kanë realizuar disa projekte me ndihmën e BE të cilat kanë rezultuar të suksesshme, ndërsa ka kuadro dhe potencial për realizimin të edhe më shumë projekteve. Ndryshe Kumanovës shumë herë është radhitur ndër qytet më të ndotura në vend, ndërsa problem serioz mbeten deponitë.