Ambasadori francez largohet nga Nigeri

September 27, 2023
1 minut lexim

Ambasadori i Francës në Niger, Sylvain Itte, është larguar nga vendi i Afrikës Perëndimore, transmeton Anadolu.

Siç raporton ‘Le Figaro’, avioni me ambasadorin francez dhe gjashtë persona të tjerë u largua nga Nigeri herët në mëngjes.

Largimi i ambasadorit Itte vjen rreth një muaj pasi sundimtarët ushtarakë të Nigerit urdhëruan dëbimin e tij në fund të muajit gusht.

Parisi kishte refuzuar ta tërheq atë për javë të tëra, pavarësisht tërheqjes së imunitetit të tij diplomatik dhe vizës.

Të dielën në mbrëmje, presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi vendimin për tërheqjen e ambasadorit dhe trupave franceze nga Nigeri.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shoqata “Sadakataşı” shpërndan ndihma të ndryshme për nevojtarët në Jemen

Story i radhës

Sveçla vjen me detaje për sulmin terrorist: Është konfirmuar që njëri nga të vrarët që ishte po ashtu pjesëmarrës i atij akti është edhe Bojan Mijailoviq

Të fundit nga

ShkoLartë