ambasadori britanik thirrje per unitet politik kosova ka nevoje urgjente per institucione funksionale 6a3386d31f93b

Ambasadori britanik thirrje për unitet politik: Kosova ka nevojë urgjente për institucione funksionale

June 18, 2026
1 minut lexim

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, u ka bërë thirrje forcave politike në vend që të bashkëpunojnë për funksionalizimin e institucioneve dhe vazhdimin e reformave demokratike, duke theksuar se sfidat me të cilat përballet Kosova nuk mund të presin më.

Duke folur në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada britanike me rastin e ditëlindjes zyrtare të Mbretit Charles III, Hargreaves tha se partitë politike duhet të vendosin interesin e shtetit mbi dallimet partiake dhe të punojnë së bashku për krijimin e një parlamenti të qëndrueshëm, një qeverie funksionale dhe një presidencë efektive, raporton KosovaPress, transmeton Klankosova.tv.

“Pas 18 muajsh pasigurie, besoj se të gjithë këtu pajtohen se partitë politike duhet të punojnë së bashku për të mirën e Kosovës për të krijuar sa më shpejt një parlament të qëndrueshëm, një qeveri funksionale dhe një presidencë. Ka shumë punë për të bërë për të vazhduar ndërtimin e një shteti ku të gjitha komunitetet dëshirojnë të jetojnë dhe të ndihen pjesë e tij, për të ruajtur institucione që gëzojnë besim për pavarësinë dhe integritetin e tyre dhe për të kultivuar një kulturë ku kompromisi politik të shihet jo si dobësi apo lëshim, por si guxim dhe detyrë në shërbim të këtij vendi të mrekullueshëm. Kosova nuk duhet të dyshojë kurrë në mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar”, tha ai.

Ai veçoi rëndësinë e besimit që Kosova duhet të frymëzojë tek partnerët ndërkombëtarë, duke theksuar se vendi duhet të dëshmojë se është një aleat i besueshëm, që mban premtimet dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

tensionet politike bbc pse 0 1 e britanikeve mund te vendosin fatin e kryeministrit starmer 6a333350b4a11
Lajmi i mëparshëm

Tensionet politike, BBC: Pse 0.1% e britanikëve mund të vendosin fatin e kryeministrit Starmer

18 dite proteste kunder rames mbahet sot seanca plenare zbardhet rendi i dites cfare pritet te diskutohet ne kuvend 6a338757bfda0
Lajmi i radhës

18 ditë protestë kundër Ramës/ Mbahet sot seanca plenare! Zbardhet rendi i ditës, çfarë pritet të diskutohet në Kuvend

Të fundit nga

Gjendet një trup i pa jetë në Shkup

Më 20.06.2026, rreth orës 21:45, në SPB Shkup është raportuar se në një shtëpi në territorin e komunës së Aerodromit në Shkup është gjetur pa shenja jete K.S. (63) nga Shkupi.  

​Zyrtari i lartë i OKB-së viziton sot Kosovën

Nënsekretari i Përgjithshëm për Operacionet e Paqes, Jean-Pierre Lacroix, do të vizitojë Kosovën. Ai pritet të qëndrojë në vendin tonë dy ditë, sipas njoftimit të misionit të UNMIK-ut, në Kosovë. Gjatë vizitës
ShkoLartë