Instituti për Studimin e Diplomacisë dhe Bordi i Këshilltarëve nëpërmjet një njoftimi për shtyp kanë bërë të ditur emërimin e Ambasadorit (në pension) Alexander A. Arvizu si drejtor i ri i Programit të Shërbimit Publik Global Donald F. McHenry, pjesë e Universitetit Georgetown.
Drejtoresha e Institutit, Barbara Bodine, ka shprehur kënaqësinë që Arvizu është zgjedhur si drejtori i Programit McHenry, një pasardhës ideal i punës së ambasadorit James I. Gadsden gjatë tre viteve të fundit. Në njoftim thuhet:
Me përvojat e tij të gjera rajonale dhe tematike në nivelet e larta të vendimmarrjes së politikave si anëtar i karrierës së Shërbimit të Jashtëm, dhe mentorimin entuziast të liderëve të ardhshëm të punëve të jashtme gjatë viteve, ambasadori Arvizu do të frymëzojë studentët e diplomuar të programit dhe do ta çojë programin përtej fazën e nisjes së tij drejt potencialit të tij të plotë.
Ambasadori Jim Gadsden, drejtori inaugurues i programit, vë në dukje se Ambasadori Arvizu sjell në program përvoja të gjera të lidershipit të lartë të politikës së jashtme nga shërbimi i tij si Ambasador i SHBA në Shqipëri, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shteti për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit, Zëvendës Shef i Misionit në Ambasadat në Bangkok dhe Phnom Penh, dhe Drejtor i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për Çështjet e Azisë Juglindore. I përkushtuar për përgatitjen e gjeneratave të ardhshme të udhëheqësve të punëve të jashtme për sukses në karrierë, ai punoi gjithashtu si Këshilltar për Studimet e Zonës së Azisë Lindore në Institutin e Shërbimit të Jashtëm të Departamentit të Shtetit si dhe si kryetar i komitetit të përzgjedhjes dhe këshilltar i programit Pickering Fellows.
Në partneritet të ngushtë me tetë programet e masterit të SFS (Shkolla e Shërbimit të Jashtëm në GU), Bursa McHenry kërkon të rrisë rekrutimin e studentëve të diplomuar me rezultate të shkëlqyera të përkushtuar në karrierë në udhëheqjen transformuese të shërbimit publik global që do të përmirësojë sigurinë dhe mirëqenien e shumë njerëzve.