Ambasada e ShBA-së publikon mesazhin e Baker: Isha dëshmitar si Shqipëria e festoi lirinë

June 22, 2022
1 minut lexim

Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar mesazhin e ish-Sekretarit të Shtetit, James Baker, i cili ishte zyrtari i parë i nivelit të lartë i Shteteve të Bashkuara, që vizitoi Shqipërinë në pothuajse gjysmë shekulli.

Në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me ShBA-në, ambasada amerikane në Tiranë, publikoi sot mesazhin e ish-Sekretarit amerikan të Shtetit, James Baker.

James Baker tha se dëshmonte festimin e lirisë në vend nën demokracinë e re.

“Marrëdhëniet e Amerikës me Shqipërinë, në shumë mënyra, është një nga më të fortat që vendi im ka. Ajo marrëdhënie, sigurisht, bazohet në besimin e palëkundur dhe bindjen në idealet demokratike që udhëheqin të dyja vendet tona. Si amerikanët, ashtu edhe shqiptarët, mbështesin vetëqeverisjen ndaj dorës së fortë të autoritarizmit. Këtë e them me bindje, sepse isha personalisht dëshmitar se si Shqipëria e festoi lirinë më 22 qershor 1991. Atë ditë, unë u bëra zyrtari i parë i lartë amerikan, i cili vizitonte Shqipërinë pas periudhës së gjatë të izolimit të detyruar të vendit, që filloi gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe vazhdoi deri në fund të Luftës së Ftohtë”.

“Teksa qëndroja në Tiranë, mbi një skenë të improvizuar prej druri, përpara 300 mijë shqiptarëve, u mallëngjeva se si njerëzit e mbledhur, iu përgjigjën fjalëve të mia të thjeshta: “Liria funksionon”. Ata u përgjigjën: “USA, USA, USA”! Që nga ajo kohë, marrëdhëniet midis Amerikës dhe Shqipërisë janë forcuar dhe kanë përparuar. Shqipëria ka pasur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për hapjen e ekonomisë së saj dhe për ofrimin e mundësisë për të gjithë qytetarët e saj”, shtoi ai.

Ndërsa Amerika ka pasur një aleate të palëkundur në përpjekjet për siguri rajonale dhe globale, sidomos si një anëtare e fortë e NATO-s.

Baker tha se e uron për përparimin që ka bërë drejt ndërtimit të një bote më të mirë dhe më të sigurt për veten dhe fqinjët e saj.

“Mbi të gjitha, dua t’i përgëzoj që janë përkushtuar ndaj besimit se liria vërtet funksionon. Faleminderit”, u shpreh Baker

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Deputetja shqiptare me vezë në Kuvend, i drejtohet ministres: Po ta dhuroj ty të gjuash kryeministrin tënd mashtrues

Story i radhës

Pablo Escobari brazilian, arrestohet në Hungari

Të fundit nga

Në Manastir lindin trenjakë

17 Manastir, 6 janar – Me shumë guxim dhe dashuri, nëna solli në jetë tre engjëj të vegjël, në një ditë që simbolizon dashurinë, familjen dhe bashkimin. Ajo është me shëndet të

Gjesti ia uron fitoren Drilonit: E meriton

Gjesti është banori që u eliminua nga nominimi kokë më kokë me Drilonin. Duke u përshëndetur me të gjithë, Gjesti dha një urim vetëm për një person, dhe ishte pikërisht Driloni. “Ia
ShkoLartë