Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmërojnë hapa seriozë në luftimin e korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, me theks të veçantë te zyrtarët shtetëror aktual dhe të qeverive të kaluara. Në një përgjigje për TV Klan M, nga ambasada amerikane në Shkup kanë bërë të ditur se, Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuar për të mbajtur përgjegjës ata që janë të përfshirë në korrupsion të lartë dhe do të vazhdoj të përdorë të gjitha mjetet e disponueshme për të luftuar korrupsionin në nivel global raporton Klan M.
“Departamenti i Shtetit konsideron një sërë autoritetesh të disponueshme, në koordinim me kolegët ndërinstitucional, për të ndërmarrë veprime të përshtatshme për t’iu përgjigjur korrupsionit. Përcaktimi në kuadër të këtyre autoriteteve, i lejon Shtetet e Bashkuara të promovojnë llogaridhënie po zyrtarë qeveritar aktual dhe të kaluar që janë të përfshirë në korrupsion apo bëjnë shkelje dhe keqpërdorin të drejtat e njeriut dhe të mbështesin përpjekjet për të parandaluar keqpërdorimet e ardhshme” – thonë nga ambasada e SHBA-së.
Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, njoftoi dje se, një ekip nga Uashingtoni ndodhet në Maqedoninë e Veriut, “për vështrim më agresiv ndaj funksionarëve të kaluar dhe aktual të korruptuar”. Ajo theksoi se, sektorit gjyqësor në Maqedoninë e Veriut i duhen më shumë hetime dhe ndjekje penale që të dëshmohet se askush nuk është mbi ligjin