Ambasada e SHBA apel magjistratëve të rinj: Tregoni kurajo për të qenë të paanshëm në punën tuaj!

min lexim

Ambasada e SHBA në Tiranë ka uruar 45 magjistratë të rinj të cilët i janë bashkuar gjykatave dhe prokurorive këtë javë.

Ajo bën apel që ata të tregojnë paanshmëri në çdo hap të rrugës së tyre ndërsa shton se Reforma në Drejtësi është kyç për të çuar më tej integrimin e Shqipërisë.

“Urime 45 magjistratëve e rinj të cilët ju bashkuan gjykatave dhe prokurorive këtë javë. Qytetarët shqiptarë presin që ju të jeni gjyqtarët dhe prokurorët me nivelin më të lartë të integritetit dhe profesionalizmit, duke treguar kurajon për të qenë të pavarur dhe të paanshëm në çdo hap të rrugës tuaj. 

Ne mbështesim Këshillat dhe Shkollën e Magjistraturës në punën e tyre për plotësimin në kohë të vendeve vakante, në mënyrë që drejtësia të vendoset sa më shpejt të jetë e mundur. Reforma në drejtësi po përparon dhe zbatimi i suksesshëm i saj mbetet kyç për të çuar më tej integrimin e Shqipërisë në BE”, thuhet në apelin e ambasadës amerikane.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fenerbahce reagon pasi tifozët e tyre brohoritën emrin e agresorit Putin

Story i radhës

​Krasniqi: Mitrovicës i duhet mbështetje më e madhe nga niveli qendror

Të fundit nga