Ambasada e Italisë për vendimin e MINT-it ndaj Klanit: I papritur

Ambasada e Italisë në Kosovë ka reaguar për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës nga MINT-i, ku thanë se janë të shqetësuar me vendimin e qeverisë, të cilin e quajtën të papritur.

Ambasada italiane tha se së bashku me Bashkimin Evropian dhe me partnerët tjerë në Kosovë, po e monitorojnë nga afër rastin.

“Vendimet duhet të jenë rigoroze dhe ligjërisht të kenë bazë ankimore dhe nuk duhet të kërcënojnë lirinë e medias dhe informimit”, thuhet në reagim.

Reagime për rastin e Klan Kosovës pati edhe nga Ambasada Amerikane, ajo gjermane e nga zyra e BE-së në Kosovë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Aksident i rëndë, vdes polici kufitar

Story i radhës

Xhuli dhe Maestro bëhen bashkë, dyshja po sjellin diçka të re

Të fundit nga