Ambasada Amerikane në Tiranë thirrje vendit për investim në mbrojtjen: Paqja përmes forcës fillon tani!

June 24, 2025
1 minut lexim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka theksuar përmes një postimi në rrjetet sociale rëndësinë e investimeve në fushën e mbrojtjes. Sipas ambasadës, presidenti amerikan Donald Trump ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë drejtim.

“Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, 32 aleatë pritet të marrin vendime të rëndësishme dhe me ndikim të gjerë. Investimi i 5% të PBB-së në mbrojtje do të na bëjë më të fortë, por ndikimi i tij shkon përtej ushtrisë” – shkruan Ambasada Amerikane në Tiranë.

Postimi i plotë:

 Administrata Trump është gati të udhëheqë. Ndërsa 32 udhëheqës të NATO angazhohen për zotimin e investimit prej 5% në mbrojtje, ky nuk është thjesht shpenzim:

•Është ndërtim i fuqisë së vërtetë.

•Një bazë industriale më e fortë.

•Ndërveprueshmëri që zgjat për një brez.

Ne duam një NATO më të fortë, më të shpejtë dhe të ndërtuar për të fituar. Duam që të gjithë Aleatët të kenë kapacitete të vërteta. Paqja përmes forcës fillon tani.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Një vit si ministre, Janevska fajin e hedhë te ministrat e kaluar për dështimet në arsim

Story i radhës

Për herë të parë / I burgosuri politik shpalos emrat e të përfshirëve në veprimtarinë ilegale

Të fundit nga

Sërish lëkundje tërmeti në kryeqytet

Janë ndjerë sërish lëkundje sizmike në kryeqytet. Sipas raportimeve paraprake, magnituda ka qenë 3.4 ndërkohë që thellësia e epiqendrës është 5 km. Epiqendra e lëkundjeve sizmike raportohet të jetë në Nikël. Ndërkohë
sqmken
ShkoLartë