Ambasada amerikane bën thirrje: Dhuna në familje është krim, mos duroni

April 20, 2024
1 minut lexim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë thirrje që të raportohet dhuna në familje, njofton klankosova.tv

Përmes një shkrimi në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social, Facebook, Amasada e SHBA-së në Kosovë shkroi se dhuna në familje është krim.

Ambasada u është referuar raporteve dhe hulumtimeve të organizatave të shoqërisë civile, sipas të cilave dhuna në familje është ndër krimet më të paraportuara në Kosovë.

Ndër tjerash, ambasada publikoi edhe numrat e kontaktit për raportim të këtyre rasteve.

“Bazuar në raporte dhe hulumtime të ndryshme të organizatave të shoqërisë civile, dhuna në familje vazhdon të jetë një nga krimet më të paraportuara në Kosovë. Dhuna në familje nuk duhet parë si një çështje private apo si një çështje familjare. Dhuna në familje është KRIM. Mos e duroni, raportoni: 0800 11 112 ose 192”, shkruhet në postimin e tyre.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

U’a arrnon rrugën me asfalt, banorët e Reçicës thumbojnë Bilall Kasamin: A kaq vlejmë ne?

Story i radhës

“I bëra kazan të gjithë”, Rama për etiketimet ndaj medias: Më ka ngelur njollë! Jam përpjekur të korrigjohem

Të fundit nga

Liderët botërorë mirëpresin armëpushimin në Liban

Liderët botërorë kanë mirëpritur marrëveshjen e armëpushimit të arritur midis Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah, që hyri në fuqi të mërkurën në mëngjes. Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është
ShkoLartë